E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Vendoret, te sjellin listat paraprake

Debate te forta ne Komisionin Qendror ne Zgjedhjeve, ne lidhje me listat paraprake dhe ne vecanti per anetaret e 4 dhe 5 te grupeve te numerimit, te cilet zgjidhen me short, njeri nga partite e opozites dhe tjetri nga partite e mazhorances. Ka qene perfaqesuesi i PS ne KQZ, Genxi Gjoncaj ai qe ka ngritur shqetesimin per perfshirjen e partive te tilla, si PDK dhe PAD ne llogari te opozites, per te perzgjedhur dhe njerin nder anetaret e grupeve te numerimit me short. Sipas tij, PDK eshte parti ne qeverisje, ndersa PAD ka nenshkruar marreveshje parazgjedhore me PD. Ndaj ka kerkuar qe te pritet konfigurimi i koalicioneve per te perzgjedhur dhe anetarin perfaqesues tjeter te opozites, ne komisionet e numerimit. Ne te njejten linje ka qene dhe nenkryetarja e KAZ, perfaqesuesja socialiste, Subashi, e cila ka kerkuar shtyrjen e perzgjedhjes. KQZ me 6 vota pro dhe 1 kunder, ka vendosur shtyrjen e vendimit, duke pritur ne kete rast konfigurimin e koalicioneve zgjedhore, proces qe pritet te perfundoje brenda ketyre diteve sipas Kodit. Nga ana tjeter, nje tjeter shqetesim qe ka ngritur kryetari i KQZ, Ristani kane qene vonesat e vendoreve ne dorezimin e listave paraprake te zgjedhesve ne KQZ. Sipas tij, jane 35 njesi vendore qe nuk e kane realizuar nje proces te tille, duke sjelle dhe bllokimin e verifikimit te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›