E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rames, financime 5 here me shume se Nano"

Kryeministri Sali Berisha, deklaroi dje ne Petrele se qeveria i ka dhene financime te shumta kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, por ai nuk eshte i interesuar te ndryshoj gjendjen ku jetojne qytetaret. Kreu i qeverise deklaroi se i ka dhene Rames, 5 here me shume fonde sesa ish-kryeministri socialist, Fatos Nano. "Ne mbyllim gjate ketij viti, 23 kilometra rruge ne kete komune, nderkohe qe ne Tirane nuk jane asfaltuar as 10 kilometra rruge. Ndokush mund te mendoje se une si kryeminister, nuk i kam dhene financime kundershtarit politik. Po ju them se une i kam dhene 5 here me shume sesa i ka dhene, vete Fatos Nanos. Kryetari juaj i komunes, ka marre 4 here me shume fonde nga qeveria, por i ka shnderruar ato ne rruge, ne Ujesjelles, ne shkolla, ne kanalizime", tha Berisha. Sipas tij, parate e dhena jane futur ne xhepat e bashkepuntoreve te tij dhe me to, nuk eshte bere asnje nga ndertimet e parashikuara. Nje deklarate te tille, Berisha e ka bere teksa peruroi ne Petrele, Ujesjellesin me vlere 40 milione leke. Ai tha se gjate kater viteve te qeverisjes se djathte, jane investuar 1.6 miliarte dollare per zonat rurale te vendit.

Inaugurimet

Kreu i qeverise mori pjese ne inaugurimin e perfundimit te punimeve per Ujesjellesin e ri te komunes Petrele, nje investim i buxhetit te shtetit, me vlere 40 milione leke. Berisha tha se ky investim i ri, do te permiresonte jeten e banoreve te kesaj zone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›