E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet, tregues stabilitetit"

Presidenti Bamir Topi, siguroi dje Kongresmenin amerikan Eliot Engel se Shqiperia, do te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Gjate takimit, kreu i shtetit vuri ne dukje se ecuria pozitive e situates parazgjedhore ne vend, perfundimi me sukses i pajisjes se shtetasve shqiptare me karta identiteti, si etape e rendesishme e reformes elektorale, si dhe realizimi i zgjedhjeve te drejta e te pakontestueshme parlamentare te 2009-es per Shqiperine, do te jene tregues te qarte te stabilitetit te konsoliduar politik ne vend. Nga ana e tij, Engel vleresoi rolin moderator te Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne rajon, per ruajtjen dhe forcimin e paqes e qendrueshmerise afatgjate ne Ballkan. Gjithashtu ai vuri ne dukje mbeshtetjen maksimale te Shqiperise per politiken amerikane ne rajon, si aleate dhe partnere e besueshme ne rajon e me gjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›