KQZ: Vijon Numërimi në njësinë 7, Basha kryeson
KQZ orën 17:00 të pasdites u mblodh për të nisur numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara që gjenden në kutitë e KZAZ nr 51, që i përket njësisë nr 7.
Ndërkaq, mesditën e sotme ka përfunduar numërimi i fletëve të kontestuara në kutitë që i përkasin KZAZ 50, njësisë numër 6.
Deri në këto çaste, kandidati demokrat Lulzim Basha kryeson me 72 vota, ndërsa janë në proces numërimi njësia 7 nga 11 në total.