Votat e kontestuara, Lulzim Basha kryeson

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon procesin e numërimit të fletëve të votimit të hedhura gabim në njësinë Bashkiake numër 7.
Deri në këto momente, kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka marrë 10 vota ndërsa kandidati socialistë Edi Rama ka marrë 16 vota, duke ngushtuar diferencën Basha- Rama.
Në përfundim të procesit të numërimit të fletëve të hedhura gabim për njësinë Bashkiake numër 6, diferenca ndërmjet Bashës dhe Ramës ishte 74 vota më shumë për kandidatin demokrat Lulzim Basha.