E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Vonesat e PD e PS per listat, s'ka masa

Dy forcat e medha politike si PD ashtu edhe PS, nuk respektuan afatin per dorezimin e listave te zgjedhesve ne KQZ. Ndonese ky institucion shtyu dhe orarin e dorezimit, serish partite e medha politike nuk e respektuan ate. Me te dy kembet, afati u shkel nga Partia Socialiste. Kjo force politike i dorezoi listat e kandidateve ne oren 07:50 te mengjesit te djeshem ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ne nje kohe kur afati skadoi ne 12 te nates se nje dite me pare. Ndersa Partia Demokratike vetem i dorezoi vetem 10 minuta pas afatit zyrtar te caktuar nga KQZ-ja. Me gjithe shkeljet e vazhdueshme te respektimit te afateve nga partite politike, duket se komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk do te marre asnje mase ndeshkimore ndaj forcave politike. Perballe ketij fakti, perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genc Gjoncaj, u shpreh se PS do ti dorezonte me pare listat, por ishte institucioni zgjedhor qe ne ate kohe nuk funksiononte. Ndersa perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Njazi Kosovrasti, tha se selia blu ka respektuar afatet ligjore te caktuara. Sipas tij, lista e PD-se, u dorezua ne 23:55 minuta, pra 5 minuta para skadimit te afatit. Po te respektohej afati i Kodit Zgjedhor, listat duhet te dorezoheshin ne KQZ jo me vone se ora 20:00 te dites se marte. Por duke pare vonesat e partive, institucioni zgjedhor i shtoi dhe kater ore me shume. Aktualisht listat e kandidateve po shqyrtohen nga drejtoria juridike ne KQZ, e cila verteton ligjshmerine dhe saktesine e dokumentacionit per cdo kandidat te percaktuar, qe do te hyje ne garen elektorale. Diten e sotme, KQZ do te diskutoje dhe vendose mbi miratimin e listave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›