E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Kandidatet, PD parti e hapur

Kandidatet per deputete te listes se PD jane cilesuar si personalitete te forta te fushes ne te cilen kontribuojne, por dhe kontribuues vlerash ne mandatin e pare qeverises te se djathtes. Kryetari i deges se Partise Demokratike ne Tirane, Aldo Bumci vleresoi dje edhe listen e kandidaturave te paraqitura nga partia me e madhe ne vend eshte nje liste perfaqesuese e cila bazohet ne rezultatet konkrete te gjithsecilit. Sipas Bumcit, lista ka ardhur ne baze te nje hierarkie pune dhe veprimesh konkrete, qe ka perfshire pjesen derrmuese te ekzekutivit ne vend. "Pjesa me e madhe e kandidateve jane personalitete qe gjate mandatit te pare te kesaj qeverie e kane konkretizuar punen e tyre me vendime dhe vullnete konkrete, ne nje piramide qe fillon me Kryeministrin Sali Berisha, me ministra, zv/ministra, etj, duke dhene produktin e suksesshem ne permbushjen e reformave te qeverise", vleresoi Bumci jo vetem per listen ne Tirane, por ate te gjithe vendit. Sipas ish-ministrit te Drejtesise, me listen e paraqitur PD ka treguar edhe nje here qe eshte nje parti e hapur dhe e madhe e cila i mban dyert e hapur per te gjithe ata njerez qe paraqesin vlera. "Fakti qe PD i kishte dhe i ka dyert e hapura per te gjithe ata ish-themelues, anetare te hershem qe ne nje moment te caktuar u larguan dhe u ftuan serish, eshte nje tregues i respektimit te vlerave ne PD", deklaroi Bumci. Sipas tij, nje force e madhe politike sic eshte PD, ka vend per te gjithe, ka vend per te respektuar figurat e vjetra, si dhe per te riperterire vetveten me brezin e ri. Sipas Bumcit, eshte e rendesishme qe ne Tirane dhe te gjitha rrethet e vendit te filloj puna per fushaten e ardhshme zgjedhore. Drejtuesi i PD-se te Tiranes theksoi se pavaresisht sistemit proporcional-rajonal perseri kandidatet per deputetet jane nje nga shtyllat kryesore, pasi do te kete nje ndarje zonash. "Po mbahen kontakte te drejtperdrejta me grupe te vecanta si ish- te persekutuarit, ish-pronaret, mesuesit, biznesi i vogel, studentet", deklaroi Bumci ne lidhje me pergatitjet qe po behen per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, permes programit te PD-se, po evidentohen realizimet dhe objektivat e metejshme qe PD do te permbushe ne mandatin e dyte. Pak dite me pare, deputeti i PD-se, Aldo Bumci u zgjodh pak dite me pare edhe kryetari i kesaj partie ne degen e Tiranes, pergjate gares ku fitoi me 509 vota kundrejt kandidaturave te tjera te Gjergji Bojaxhiut dhe Lajla Pernaskes. Pas emerimit ne kete pozicion Bumci deklaroi se Tirana eshte rrethi me i rendesishem i vendit dhe per pasoje ajo kerkon kontributin e te gjithe demokrateve per qeverisje. F.Mejdini

Rezultati

Aldo Bumci arriti te fitonte kreun e PD-se se Tiranes me nje diference te ndjeshme nga rivalet e tij ne gare. Ai arriti te fitonte rreth 70% te votave te delegateve te Kuvendit te Tiranes, duke triumfuar mbi rivalet Bojaxhi e Pernaska.

Afatat

Partia Demokratike i paraqiti diten e djeshme ne afatet e fundit kohore listen e 140 kandidaturave te saj ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke permbushur edhe afatet kohore te kerkuara te Kodit Zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›