Topi-Mesic: Reformat, sfida euroatlantike
Kreret e dy shteteve te sapo anetaresuar ne NATO, Presidenti shqiptar Bamir Topi dhe ai i Kroacise, Stepjan Mesic diskutuan dje per hapat e metejshem per sfidat euroatlantike. Presidenti Topi, u prit dje ne Kroaci me nje ceremoni te posacme solemne nga homologu i tij Mesic. Pas takimit koke me koke, kreu i shtetit shqiptar, Topi, beri nje panorame te zhvillimeve ne vend duke u ndalur ne ecurine e disa prej reformave me te rendesishme te ndermarra ne fushen e drejtesise, te ushtrise, ekonomise, etj. Topi vleresoi se Shqiperia, po ben per te perballuar me sukses zhvillimin e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, duke e cilesuar kete "si nje moment teper te rendesishem, kur klasa politike dhe qytetaret shqiptare kane rastin dhe duhet te deshmojne, permes mbarevajtjes se ketyre zgjedhjeve, stabilitetin e konsoliduar politik ne vend, por edhe te plotesojne nje kriter thelbesor per kandidaturen e Shqiperise per anetaresim ne BE". Presidenti Topi, rikonfirmoi
dhe nje here idene dhe vullnetin e mire per krijimin e nje "Shengeni" Ballkanik, duke theksuar nevojen e liberalizimit te vizave me Kroacine. Nga ana e tij, Presidenti kroat Mesic shprehu kenaqesine e ketij takimi me Presidentin Topi, te parin pas momentit historik te anetaresimit te dy vendeve tona me te drejta te plota ne NATO. Mesic shprehu bindjen ne thellimin dhe zgjerimin e marredhenieve dhe bashkepunimit midis dy vendeve tona, ne kuader rajonal e me gjere. Presidenti i Kroacise, vleresoi zhvillimet pozitive dhe reformat e ndermarra nga shteti shqiptar, duke i cilesuar ato si nje tregues i mobilizimit qytetar dhe shteteror.