E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja: Shqiperia shume shpejt ne BE pa viza

Shqiperia do te jete anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave do te behet realitet sa me shpejt. Mesazhi optimist u dha dje nga ministri i Puneve te Jashtme te Mbreterise se Spanjes, Migel Angel Moratinos,vendi i te cilit do te kete Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, ne gjysmen e pare te vitit 2010. Pas takimit me ministrin e Jashtem, Lulezim Basha, Moratinos foli me nota shume pozitive per anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe garantoi mbeshtetjen e Spanjes ne kete rruge. "Do te deshiroja t'u dergoja nje mesazh qytetareve shqiptare, jo vetem nje mesazh shprese por dhe te nje bindje te thelle, se Shqiperia do te jete anetare me te drejta te plota e BE-se. Shtetasit shqiptare do te jene qytetare te BE-se dhe per kete arsye kjo eshte nje rruge e pakthyeshme", u shpreh i bindur Moratinos. Sipas tij, ne kete drejtim, tashme duhet vetem te punohet per te zbatuar afatet, intensifikimin e punes per pergatitjen e Shqiperise per permbushjen e detyrimeve per te qene anetare me te drejta te plota i BE-se. "Por kjo rruge tashme ka filluar. Tani eshte e rendesishme ta vazhdojme kete rruge me efikasitet, ne menyre qe ajo te jape frytet e veta sa me shpejt", siguroi ai. Moratinos, tha se Spanja do ta perkrahe Shqiperine ne anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian. Ashtu sic perkrahu dhe paraqitjen e kerkeses per statusin kandidat. Moratino shpjegoi se ende nuk ka nje kalendar te vendosur per procesin e liberalizimit te vizave. Por sipas tij, fillimisht duhet te merret nje vendim nga Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. Nje vendim qe sipas tij, do te jete ne favor te kesaj ceshtjeje.

"Une kam mundur te konstatoj se shume shtete evropiane, jane ne favor te procesit te liberalizimit te regjimit te vizave e me vone do te behen marreveshje dypaleshe me secilin nga vendet e BE-se. Dhe, kur nje vend avancon me shume dhe i ploteson kushtet e sigurise, ky regjim do t'i jepet me perpara. Por une shpresoj qe kete regjim ta perfitoje gjithe zona e Ballkanit Perendimor se bashku, sa me shpejt te jete e mundur", theksoi Moratinos. Ne takimin e djeshem me Ministrin Basha, u nenshkruan dhe pese marreveshje te rendesishme mes dy vendeve. Marreveshjet jane me interes te perbashket, ne fusha te tilla si ajo e nxitjes se marredhenieve tregtare, bashkepunimin doganor, ne fusha qe shqetesojne si shqiptaret dhe spanjollet si lufta kunder krimit te organizuar dhe ne fusha qe kane te bejne me agro-ushqimin, bujqesine dhe ate te mjedisit. Po dje ministri i Jashtem spanjoll eshte takuar me kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli dhe kryetarin e PS, Edi Rama, ku eshte diskutuar dhe per zgjedhjet e 28 qershorit.

Ministri spanjoll: Vleresim per luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit

Ministri i Jashtem i Spanjes, Migel Moratinos, vleresoi dje si spektakolare luften qe qeveria, ka bere kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Sipas kreut te diplomacise spanjolle, ne Shqiperi eshte ecur perpara ne kete drejtim. "Jane arrestuar gjykuar dhe derguar ne burg shume anetare pjesetare te krimit te organizuar dhe te ketij korrupsioni qe ekzistonte ne kete pjese te gjeografise ballkanike. Ndaj ne duam te nxisim miqte tane qe te ecin perpara ne kete rruge dhe ne kete proces, duke lehtesuar punen dhe reagimin e vendeve anetare te BE-se", u shpreh Moratinos. Sipas tij, Shqiperia perben nje vend model, ku eshte punuar dhe e cila eshte perfshire ne nisma te tilla si ajo "NJE OKB". Pra Shqiperia, Spanja, ashtu si dhe shume vende te tjera po kerkojne nje reforme urgjente te OKB-se, Shqiperia dhe Spanja po bashkepunojne ne kuadrin e Aleances se Qyteterimeve, gje qe do te vazhdoje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›