Nano: Milo-Gjinushi shushunja ne kurriz te PS, Veliaj pa pikepamje
Gjate shpjegimit te raporteve midis ish-kryesocialistit dhe liderit te LSI, Nano tha se pavaresisht historive qe e ndau nga PS, Meta eshte socialist dhe pjese e se majtes. "Ndryshe nga Erjon Veliaj, ka pasur dhe ka kurajen t'i krijoje dhe mbroje pikepamjet e veta. Veliaj eshte njeri pa pikepamje", u shpreh Nano. Ndaj, sipas tij, karakterizoi emrat qe levizin majtas. "Jane aq te ndryshem, sa shpjegojne percarjen e opozites", vleresoi ish-kryeministri. Ai theksoi se nuk mund te merret Milo apo Gjinushi, qe jane shushunja qe rriteshin ne kurriz te PS. "Deri ne nje fare mase jane kurative, por qe s'te shqiten", tha Nano.