E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Zbardhja e financave te partive, 27 ekspertet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi dje 27 ekspertet kontabel per auditivin e fondeve te zgjedhjeve. Gjithashtu, ekspertet do te kryejne kontrollet per fondet e perfituara dhe te shpenzuara nga subjektet zgjedhore gjate fushates elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor (neni 91) jo me vone se 45 dite pas shpalljes se ketij rezultati per cdo subjekt, KQZ emeron me short nje apo me shume eksperte kontabel te licencuar, te perzgjedhur sipas disa kritereve ligjore, per te kryer auditimin e fondeve te perfituara dhe te shpenzuara ne fushate. Pas auditimit, me 2 nentor grupi i eksperteve do t'i paraqese KQZ-se raportin dhe me pas komisioni do te mund te beje verifikimin e te dhenave. Kjo procedure mund te pershije edhe pyetjen e personave dhe subjekteve te ndryshme, keqyrjen e dokumenteve qe lidhen me kete ceshtje, prane zyrave perkatese te subjektit zgjedhor qe ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e cdo informacioni nga bankat apo persona te trete, te cilet mund te tregojne mbi te dhenat e paraqitura ne raport. Per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit qeveria vuri ne dispozicion te subjekteve zgjedhore nje fond prej 65 milion lekesh. Sipas Kodit Zgjedhor 50 % e kesaj shume (32.5 milion leke) u perfitua nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Emrat e 27 eksperteve kontabel

Azem Hykaj PLL/ PRDE

Dashnor Carcani PGJ/ LZHK

Dhimiter Pano PBDNJ

Eduard Kila PDK

Elez Lala PMDE

Elton Haxhi PKONS

Fatmira Kastrati PAA

Lavdimir Fusha PDM e Re

Luan Muca G99

ALB BB Auditing SH.P.K PD

Luljeta Hasho PRRL

Lumturi Brahaj POSH/ PLIDR

Marie Dushi LDK

Mihal Ziu LDLNJ/ PS

Namik Vehipi PBD

Nikolla Geco PSV 91

Pajtim Hysi PTR

Qani Kaja PDI/PRDSH

Sabri Palamani BLD/PBKD

Semiha Dollani PR

Stavri Prifti PDS

Stoli Laze PBK

Theodhoraq Gjosha LSI

Union AB Financ Kontabilitet Revizion SH.P.K PFA

ALB Auditing gropua SH.P.K AMIE

Lulash Pjeternika PAD

Vjoleta Mullai ADS/PSD

Raporti i OSBE

Verejtjet

Vleresimi

"Ne shume raste, vezhguesit e huaj, bene publik se ne disa zona u konstatuan raste, ku kryefamiljari votonte per pjesetaret e tjere te familjes", thuhet ne raport.

Fushata, e qete, por e zhvilluar ne nje mjedis te polarizuar politik

Vezhguesit e OSBE/ODIHR, e cilesuan fushaten elektorale te 28 Qershorit, te zhvilluar ne nje mjedis shume te polarizuar politik. Sipas misionit te vezhguesve, drejtuar nga Ambasadorja Audrey Glover, shume parti te opozites shprehen mosbesim te thelle ne autoritetet shteterore dhe administrates zgjedhore. Ne raportin perfundimtar theksohet se fushata, u zbeh pjeserisht nga polemika mbi shperndarjen e kartave te identitetit. Megjithate, vezhguesit vleresuan se fushata u zhvillua kryesisht e qete, pavaresisht disa incidenteve te dhunshme te shenuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›