E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Zgjedhjet e 1 shtatorit nërrezik, partitë nuk sjellin komisionerë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË –  Zgjedhjet e pjesshme që do mbahen pas pak ditësh, më 1 shtator, në dy komuna të vendit, Dardhas dhe Rrethina,  janë në rrezik për shkakun se subjektet politike nuk kanë paraqitur ende, emrat e komisionerëve të qëndrave të votimit. Për më tepër, për këto zgjedhje nuk kanë paraqitur interes as vëzhgues shqiptarë.
 
KQZ-ja i tërhoqi vëmendjen sot, subjekteve politike, se po sillen krejt në kundërshtim me afatet ligjore duke vonuar të propozojnë emrat e komisionerëve. Kështu, ato po vështirësojnë punën e KQZ-së për trainimin e tyre.
 
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, deklaroi se “KQZ-ja nga ana e saj e ka përmbyllur prej kohësh kuadrin ligjor për zgjedhjet e 1 shtatorit dhe dje, mori në dorëzim edhe fletët e votimit të prodhuara nga kompania sllovene sipas afateve dhe kritereve ligjore dhe ka nisur menjëherë shpërndarjen në KZAZ nr.2 dhe KZAZ nr.73.
 
Zëdhënësja e KQZ-së ftoi mediat e interesuar të verifikojnë prodhimin e fletëve të votimit nga kompania sllovene, hyrjen e tyre në doganë dhe zbatimin e standarteve ligjore në prodhim, nxitur nga sulmet që iu drejtuan ditët e fundit, kryetares së KQZ-së se tenderin për prodhimin e tyre e synoi edhe firma e bashkëshortit të saj, Arjan Lleshit.
 
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›