KQZ akrediton vëzhguesit e LSI për qarkun e Shkodrës

Konfirmohet akreditimi i 5 mijë vëzhgues vendorë. Ndihma e tyre, vendimtare
Mbas përjashtimit të vëzhguesve të Polit të Lirisë 2 ditë parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi pasditen e djeshme akreditimin e vëzhguesve të dy subjekteve zgjedhore, koalicionit Aleanca Socialiste për Integrim dhe koalicionit Poli i Lirisë në KZAZ nr. 40 dhe nr. 42 në qarkun Shkodër. Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim i kërkoi të shtunën KQZ anulimin e vendimit të komisionit zonale të administrimit zgjedhor nr. 42, për akreditimin e vëzhguesve të saj në këtë KZAZ. Sipas kërkesës ankimore të paraqitur në mbledhjen e sotme të KQZ, KZAZ nr. 42 në qarkun e Shkodrës ka refuzuar të akreditojë vëzhguesit e këtij grupimi politik, pasi dokumentacioni i tyre ka qenë jo korrekt me ligjin dhe i paraqitur jashtë afateve kohore. Anëtarët e KQZ e cilësuan të nxituar vendimin refuzues të marrë nga KZAZ nr. 42 për vëzhgimin ditën e zgjedhjeve nga përfaqësues të këtij koalicioni. Ndërsa përfaqësuesi juridik i LSI, iu kërkoi anëtarëve të KQZ, që ta marrin parasysh kërkesën pasi dokumentacioni që e shoqëron atë është në përputhje me Kodin Zgjedhor. Anëtarët e KQZ ranë dakord që për ankimimin e paraqitur nga Aleanca Socialiste për Integrim të marrin një vendim sa më parë, pasi të kontaktojnë dhe me drejtuesit e KZAZ nr. 42. Sipas Kodit Zgjedhor, çdo parti politike e regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor, ka të drejtë të caktojë nga një vëzhgues në KZAZ. Në rast se partitë paraqiten në zgjedhje si koalicion, të drejtën për të caktuar vëzhgues e ka vetëm koalicioni. KQZ ka të drejtë, me një udhëzim të veçantë, tu delegojë KZAZ e kompetencën e akreditimit të vëzhguesve. Edhe përfaqësuesit socialist në KQZ e cilësuan si të drejtë ankimin e LSI dhe u shprehën se KQZ duhet të marrë në shqyrtim sa më parë ankesën. Nga ana tjetër, kreu i KQZ Arben Ristani, e siguroi përfaqësuesin e LSI se do ta marrë në shqyrtim kërkesën gjatë ditës së votimeve. Por kjo u kundërshtua nga përfaqësuesi me argumentin se vëzhguesit duhet të jenë të akredituar ditën e votimeve, përndryshe ato do të jenë jashtë loje. Megjithatë, pas kontakteve me drejtuesit e dy KZAZ, anëtarët e KQZ u shprehën dakord për akreditimin e vëzhguesve të koalicioneve të mësipërme. Aleanca Socialiste për Integrim në KZAZ-në nr. 40 dhe koalicioni Poli i Lirisë në KZAZ-në nr. 40 dhe nr. 42 në Shkodër do të kenë përfaqësuesit e tyre për vëzhgimin e procesit të votimit ditën e dielë. Ndërkohë, një ditë para zgjedhjeve, mbledhje e KQZ u shoqërua me problem të shumta lidhur me KZAZ në rrethe. Kështu gjatë mbledhjes së djeshme KQZ shqyrtoi dje kërkesën e komisionit zonal të administrimit zgjedhor nr. 32 në Qarkun e Korçës për zëvendësimin e vulës së humbur të qendrës së votimit 3904. Ekspertët ligjorë të KQZ informuan për këtë situatë, duke u shprehur se administrata e KQZ e ka dorëzuar të rregullt materialin zgjedhor në KZAZ-në nr. 32. Kur kjo e fundit ka filluar shpërndarjen drejt qendrave të votimit, KZAZ 32 konstaton mungesën e vulës së QV 3904. Në këtë situatë kjo KZAZ kërkon zëvendësimin e vulës së humbur. Vendimi i KQZ për këtë çështje do të merret në orët në vazhdim, pasi nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, kërkoi sqarime nga anëtarët e KZAZ-së nr. 32 në Qarkun e Korçës për këtë situatë. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme KQZ miratoi dhe aktin për trajnimin e anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave. Ndërkaq, po gjatë mbledhje së djeshme, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka komunikuar publikisht se ky institucion ka arritur të akreditojë 5 mijë vëzhguesit e nevojshëm për procesin zgjedhor në vend. Ndihma e vëzhguesve, paraqitet mjaft e rëndësishme për votimet e 28 qershorit. Qëllimi i akreditimit të një numri kaq të madh vëzhguesish është pikërisht besueshmëria në proces. Procesi do të jetë transparent si askund në botë, ku kryesorja është transparenca, dhe besueshmëria., u shpreh kreu i KQZ. Ndër të tjera, ai është shprehur se rezultatet nesër do të jepen në kohë reale nga qendrat e votimit. Qëllimi ynë është besueshmëria në proces dhe prandaj do të ketë transmetim direkt nga qendrat e numërimit të votave, ka thënë më tej Ristani.
*******************************************************************
Të dhëna për QV, numrin e zgjedhësve dhe KZAZ në 12 qarqet
Për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit vendi është ndarë në 12 qarqe, ku në total janë ngritur 66 zona të administrimit zgjedhor në të gjithë vendin dhe mbi 4750 qendra votimi. Më poshtë vijon një pasqyrë zyrtare e KQZ mbi të dhënat për qendrat e votimit, numrin e zgjedhësve për çdo qark dhe ZAZ.
1. Qarku Berat ka 4 ZAZ, 298 QV, 169.423 zgjedhës
2. Qarku Dibër ka 3 ZAZ, 314 QV, 122.287 zgjedhës
3. Qarku Durrës ka 4 ZAZ, 352 QV, 289.856 zgjedhës
4. Qarku Elbasan ka 6 ZAZ, 550 QV, 299.663 zgjedhës
5. Qarku Fier ka 7 ZAZ, 488 QV, 352.423 zgjedhës
6. Qarku Gjirokastër ka 3 ZAZ, 285 QV, 121.683 zgjedhës
7. Qarku Korçë ka 6 ZAZ, 421 QV, 264.492 zgjedhës
8. Qarku Kukës ka 3 ZAZ, 217 QV, 72.941 zgjedhës
9. Qarku Lezhe ka 3 ZAZ, 244 QV, 148.491 zgjedhës
10. Qarku Shkodër ka 5 ZAZ, 413 QV, 239.578 zgjedhës
11. Qarku Tiranë ka 16 ZAZ, 826 QV, 725.446 zgjedhës
12. Qarku Vlorë ka 6 ZAZ, 345 QV, 277.978 zgjedhës
Në total numërohen mbi 4750 QV, me një numër votuesish prej 3.084.261 zgjedhës.