E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ben gati buxhetin per zgjedhjet e majit

Fondi ne dispozicion do te jete 750 milione leke. Diten e premte do te vendoset se si do te ndahen parate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pergatitur projektbuxhetin per zgjedhjet e 28 qershorit i cili do te jete rreth 750 milione leke. Drafti do ju dorezohet anetareve paraditen e sotme dhe diten e premte do te merret ne shqyrtim. Nje jave me pare kreu i KQZ-se Arben Ristani deklaroi se hartimi i buxhetit per zgjedhjet e ardhshme vendore eshte penguar nga vendimi per kutite e votimit.


Perseri kemi pasur ngercin e madh qe vjen nga procesi i kutive. Nuk e kemi mbyllur dot projektbuxhetin pasi prisnim pikerisht kete vendimmarrje sepse do te varionte buxheti nese do te detyroheshim te blinim kuti te reja apo materialet qe jane brenda kutive duhen llogaritur nese do te riciklohen apo jo.


Megjithate nje shifer te perafert mund ta kemi besoj diku tek 700-750 milione leke - theksoi Ristani. Dje anetaret miratuan buxhetin per funksionimin e ketij institucioni per vitin 2011. Detajimi i shpenzimeve operative eshte bere ne perputhje me limitet e miratuara realizimin e vitit 2010 si edhe ne prioritetet qe ka institucioni per vitin 2011.


Pjese e struktures se shpenzimeve buxhetore per vitin 2010 do te jene edhe detyrimet e pashlyera ne fund te vitit 2010 si rezultat i rishikimit qe iu be buxhetit te vitit 2010 me Ligjin nr. 10310 date 26.07.2010 Per disa ndryshime ne buxhetin e vitit 2010 - thuhet ne relacionin e pergatitur nga administrate. Fondi i investimeve ne shumen totale prej 3 milione lekesh eshte menduar te perdoret per rikonstruksionin e rrjetit elektrik dhe atij kompjuterik te KQZ-se.


Rrjeti kompjuterik i KQZ-se eshte ndertuar ne vitin 2003 dhe po paraqet probleme ne funksionimin e tij. Per kete arsye Drejtoria e Teknologjise se Informacionit propozon qe te behet nje rikonstruksion i rrjetit kompjuterik. Rezerva anetaret paten per udhetimet jashte vendit fondi i te cilave eshte ulur me 400 000 leke ne krahasim me nje vit me pare. L. Tanushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›