E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnisti per njerez te vegjel

QKK deklaroi se filmi i regjisorit Bujar Alimani eshte mbeshtetur me pak financiarisht se ndonje film tjeter. Filozofia e kineastit qe prezantohet ne Berlinale Thjesht e drejt e ne zemer te njerezve te zakonshem


Amnistia eshte nder te tjera falje e denimit qe vuan nje njeri pa te drejte lirie. Nga bisedat rreth filmit qe mban kete titull e qe keto dite eshte ne qender te lajmeve sepse prezantohet ne Festivalin e Berlinit eshte lene te kuptohet se e ashtuquajtura meshire dhe perligjje e regjisorit Bujar Alimani eshte ne anen e njerezve te privuar nga disa te drejta baze si e drejta per te dashuruar ne kushtet jashte burgut ne jeten e lire e cila pergjate rrjedhes se fatit behet here pas here nje lloj burgu.


Ne afishe Amnistia eshte identifikuar me profilin e pergjysmuar te nje gruaje i eshte prere organi i te parit i eshte lene ne sfond te zi te degjuarit dhe fokusi eshte tek goja e mbyllur shtrenguar.


Personazhi i quajtur Elsa ka portretin e aktores Luli Bitri.
shte nje grua qe ska arritur te realizohet jeta i ka rreshqitur nder duar. Femijet i kane ardhur shpejt eshte 35 vjec. Ka jetuar gjithe kohes e rrethuar nga meshkuj dy djemte i vjehrri dhe i shoqi qe i ka rene ne burg.


Familja mbahet me asistence sociale. Nga Pogradeci ne Tirane ne vizitat ne burg te i shoqi takon nje njeri me te njejtin fat si ajo. Takohen ne ato pjese te Tiranes qe seshte e rekomandueshme.


Elsa dhe Shpetimi provojne nje histori te forte dashurie si per te kapur jeten e humbur. Jane dy personazhe me te ndershem se cduhet dhe skane bere kompromise ne jeten e tyre. Ajo shprese qe iu lind per te jetuar iu pritet ne mes nga nje njeri qe eshte me te vjetren.


Aktorja pershkroi me keto fjale fytyren e personazhit qe ka krijuar Bujar Alimani njeheresh skenaristi i Amnistise.


Me nje pjese te ekipit te filmit aktoret Todi Llupi Mirela Naska skenografi i ri Shpetim Baca Alimani beri zyrtare ne mjediset e Qendres Kombetare Kinematografike prezantimin e vepres ne Berlinale Forum seksion i Festivalit te Berlinit.


Takimi me median qe ende nuk e ka pare filmin u ngushtua ne pyetjet rutine mbi tematiken pervojen e paleve me rolet e tyre ne kete prodhim shqiptaro-grek-francez veshtiresite qe vijne nga buxheti i ulet.


Alimani e quan Shqiperine vend te pasur me tema dhe resurse per nje kineast vendas. Eksperimentimet jane bere kinemaja i ka thene shume gjera deri sot asgje e re ska mbetur por jeta vazhdon dhe per sa kohe do te kete histori njerezore do te kete edhe kinema. Ka mbetur vetem qe do te tregohet thjesht thjesht thjesht rruga qe te con drejt e ne zemren e tjetrit.


Mesazhi i Alimanit ky ishte dje. Ne shenimin regjisorial qe iu vu ne dispozicion medias ai shkruan per Amnistine dhe ne vecanti per dy karakteret kryesore Elsa Luli Bitri dhe Shpetimi Karafil Shena Elsa dhe Shpetimi mbartin karakteristika te dhjetera njerezve qe njoha gjate kontakteve te mia me vendin tim. Keto karakteristika nuk u futen asnjehere ne mixer qe te kulloja me te mirat ashtu sic ndodh rendom.


Menyra e fokusimit te kuadrove te filmit loja me driten dhe planet perputhen pikerisht me kete mosperpunim dhe koncepti baze iu adoptua edhe aktoreve.


Amnistia eshte nje film per njerezit e vegjel qe shpeshtjellin ngadale e qete drama te medha qe kapercejne madje edhe kufijte e ekzistences e cila rrezikohet prej tyre. Dashuria si motiv kunder vetmise morali kunder klisheve deshira e fluturimit me takse te rende jeten dhe e drejta per te prekur erotizmin qe fshihet brenda nesh konturojne thjesht dhe ashper celuloidin e filmit.


I pyetur nga gazetaret se cfare pret tani qe filmi i pare i gjate i tij ka hyre ne nje shteg nderkombetar komunikimi Alimani tregoi se po mendon per projektin e ardhshem. Rruga e mbare qe i priu shpreson ti afroje atij pese producente qe do te prodhonin vepren e ardhshme.


Artan Minarolli kryetari i Qendres Kombetare Kinematografike tha se Amnistia sado qe veper e pare e metrazhit te gjate per autorin ka marre me pak financim se ndonje film tjeter shqiptar. Per kete prodhim me mbeshtetje financiare edhe te Greek Film Center dhe Eurimages QKK e mbeshtet me 27.816.000 leke.


Keshtu thote marreveshja mes paleve por mbeshtetja financiare asnjehere nuk ka ardhur ne vleren qe do ti duhej filmit ne fazen e paraproduksionit dhe produksionit. Ne qershor 2010 QKK iu shkurtua buxheti dhe filmi i Alimanit eshte realizuar me me pak se nje low budget.


Skenografi Shpetim Baca vuri ne dukje se per shkak te veshtiresive financiare periudha e paraproduksionit te Amnistise coi ne transformimin e shume gjerave por ishte shpirti i regjisorit qe beri qe gjerat te shkojne mire. Nuk di nese do te arrihej i njejti rezultat me dike tjeter nese nuk do ta donte ashtu si Bujari e deshi kete film.


Aty kryetari Minarolli perfitoi nga rasti te ngreje zerin dhe te deklaroje se fondi i QKK per vitin 2010-2011 eshte skandaloz. As buxhetet e dy viteve bashke nuk iu pergjigjen kerkesave. Akoma me problematik do te jete viti i ardhshem.


QKK kembengul ti rritet fondi ne varesi te kerkesave. Jo vetem te kerkesave po edhe te rezultateve nenkupton Minarolli. Hyrja e Filmit te Bujar Alimanit ne Berlinale prezantimi i aktorit shqiptar Nik Xhelilaj nder 10 Shooting Stars per Evropen gjate diteve te Berlianles jane arritje te kinemase shqiptare.


o ketu te arritjet e kinemase shqiptare e fusin te pranishmit packa se seshte e tille prodhimin amerikan Falja e gjakut te Joshua Marston i cili eshte ne Konkurrimin Zyrtar ne Berlinale 10-20 shkurt 2011.


Dje u be e ditur se dy filma te tjere shqiptare kishin aplikuar per te hyre ne Berlinale Maya e Pluton Vasit dhe Pazari ballkanik i Edmond i Budines. Ky i fundit eshte terhequr mbrapsht nga regjisori.


Amnistia shfaqet ne nje seksion te rendesishem i cili ka krijuar brenda Berlinales nje tradite 49-vjecare. Nuk eshte seksion konkurrues megjithate i nenshtrohet gjykimit te disa jurive te pavarura anetaret e se ciles nuk zgjidhen nga Berlinalja. Jane nje sere cmimesh prestigjioze jo aq ne vlere financiare por qe i japin shanse vepres filmike te njihet dhe shitet.


mime si FIPRESCI C.I.C.A.E Caligari cmimi i Paqes etj. kane ne fokus filma nga programi i Konkurrimit Panorama dhe Forumi. Per cdo seksion vleresohet filmi me i mire debutimi me i mire duke pasur parasysh kriterin cilesi e larte.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›