Gjinushi: Opozita tolerante deri në nëpërkëmbje
12/01/2011 Kriza politike
Partitë pjesë e kampit opozitar shfaqen të pakënaqura me qëndrimet e mbajtura përkundrejt mazhorancës qeverisëse nga aleatja e tyre kryesore, nga Partia Socialiste. Kështu, së fundmi forcat politike pjesë e Opozitës së Bashkuar theksojnë me forcë ndërmarrjen e një aksioni politik, i cili të kulmojë me largimin e qeverisë “Berisha” dhe me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Por nga ana e saj Partia Socialdemokrate, një nga aleatet besnike të PS-së, e vlerësoi situatën aktuale politike si një “dështim” të kampit opozitar. Në këtë mënyrë, mosrealizimi i kauzës për të cilën të majtët ndërmorën një sërë hapash, erdhi si pasojë e tolerancës së tepruar të opozitës përkundrejt shumicës në pushtet. Një vlerësim i tillë u bë dje publik nga kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi, i cili i cilësoi zgjedhjet e parakohshme si opsionin e vetëm për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Gjatë një deklarate për shtyp, të bërë nga selia e partisë që ai drejton dhe jo në zyrat e Opozitës së Bashkuar, kreu i PSD-së, Gjinushi, bëri thirrje për një qëndrim të përbashkët opozitar për të larguar qeverinë “Berisha”.“Vendit i duhen zgjedhje të parakohshme, dhe një qeveri e Komision Qendror të Zgjedhjeve që garanton zgjedhje të standardit. Kjo është e vetmja zgjidhje për PSD-në. Këtë duhet ta mbështesë çdo opozitar jo vetëm me fjalë, por me qëndrime konkrete”, vuri në dukje Gjinushi. Në këtë mënyrë, duke shtuar tonet kritike ndaj vetë kampit në të cilin ai bën pjesë, Gjinushi nënvizoi se “faji opozitës konsiston në tolerancën e tepruar deri në lejimin e nëpërkëmbjes së të drejtave të saj kushtetuese në Kuvend, në KQZ apo në RTSH”.