PS-PD, në një mendje kundër Dik Martit
12/01/2011 Asambleja Parlamentare e KE-së do të mblidhet më 24 janar
Ahmetaj: Nuk kemi pika që ndahemi për këtë çështje
Mesditën e djeshme, deputetët e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës u mblodhën në kryesinë e Kuvendit, për të koordinuar reagimin zyrtar të Shqipërisë ndaj raportuesit zviceran. “Do ketë takime të tilla gjatë gjithë periudhës, për të përgatitur qëndrimin tonë zyrtar dhe qëndrimin e të gjithë Kuvendit të Shqipërisë. Nuk kishte pika që ndaheshim”, u shpreh pas përfundimit të mbledhjes së djeshme Arben Ahmetaj, deputet i Partisë Socialiste. Anëtarët demokratë dhe socialistë të delegacionit shqiptar në Këshillin e Evropës u thirrën dje në një mbledhje pune nga kreu i delegacionit, Ilir Rusmali, për të rakorduar qëndrimin e të gjithë anëtarëve në Asamble pas dy javësh. Duke e cilësuar mbledhjen si një takim pune për të rakorduar qëndrimin që do të mbajë delegacioni, Ahmetaj theksoi se synohet që të dilet në një qëndrim unanim të të gjithë anëtarëve të delegacionit, pa bërë dallime partiake. “Ishte një takim pune i delegacionit të KiE për qëndrimin që do të mbahet në Strasburg. Do ketë përgatitje për hartimin e qëndrimit tonë zyrtar. Synojmë një qëndrim të përbashkët”, deklaroi deputeti Arben Ahmetaj, i cili shtoi se nuk kishte asnjë pikë ku opozita dhe mazhoranca ndaheshin në lidhje me këtë çështje. Sidoqoftë ngelet akoma për t’u parë, pasi është herët për të folur se për cilat pika të projektrezolutës Shqipëria do të paraqesë amendamente, por ajo që dihet është vetëm reagimi zyrtar i Kryeministrit shqiptar Berisha, se: “Shqipëria është e gatshme për të lejuar çdo hetim në territorin e saj”.
Asambleja
Delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që do të zhvillojë punimet e saj nga data 24 deri më 28 janar, do të kundërshtojë me forcë akuzat e bëra nga Dick Marti, të paraqitura në KiE në dhjetorin e kaluar. Kriza politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se një vit e gjysmë duket se do harrohet për pak kohë, dhe kjo falë anëtarit të Këshillit Evropian, Dik Marti dhe akuzave të bëra nga ai. Dik Marti, me akuzat e bëra në raportin e tij në lidhje me “shtëpinë e verdhë”, e cila, sipas pretendimeve të tij, ndodhet në një fshat të Burrelit, dhe që është përdorur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për transplant organesh, ka bashkuar pas kaq kohësh mazhorancën dhe opozitën shqiptare, të cilat për herë të parë që nga zgjedhjet e kaluara do të kenë qëndrim të njëjtë mes tyre, për të bërë të mundur rrëzimin e raportit të Martit. Ky është objektivi i parë dhe i vetmi i delegacionit shqiptar në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nga data 24 deri më 28 janar. Rrëzimi i raportit të Dik Martit, përmes të cilit akuzohet direkt edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi që si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjatë konfliktit të Kosovës të vitit ’99, ka trafikuar organet e ushtarëve serbë. Në lidhje me këtë, një qëndrim i tillë unik ka nisur dje mes anëtarëve të shumicës qeverisëse dhe opozitës, që do të marrin pjesë në delegacioni shqiptar që do të kryesohet nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Mësohet se delegacioni shqiptar do të kërkojë rrëzimin e raportit të Martit, si një raport që bie ndesh dhe me parimet e Këshillit të Evropës.
Kryeministri Berisha
Deri në datën 24 janar, deputetët shqiptarë do përgatisin amendimet në rast të votimit të një rezolute së bashku me raportin. Kundërsulmin ndaj atyre që i cilëson shpifje të sajuara në Beograd, Kryeministri Berisha e njoftoi gjatë mbledhjes së qeverisë së 22 dhjetorit. “Do të insistoj, do të ndërmarr çdo nismë ligjore në Këshillin e Evropës që ky zotëri, nëse është serioz dhe nuk ka ndër mend të shkruajë dhe ai ndonjë fiction me këto që publikon, t’u dorëzojë autoriteteve të EULEX të gjitha provat dhe dëshmitarët”, tha Berisha. Ndërkohë, në datën 27 janar pritet që shefi i qeverisë të përballet personalisht me anëtarin e Asamblesë, Marti, në një seancë njëorëshe pyetjesh.
Opozita, Edi Rama
Kreu i PS-së e ka quajtur denigrues raportin për trafikun e organeve dhe Dik Martin një sharlatan. “Ne do të unifikojmë qëndrimin me përfaqësuesit e PD-së në Këshillin e Evropës, kur të diskutohet në Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë, dhe do të bëjmë detyrën tonë ndaj së vërtetës, për të kthyer mbrapsht këto shpifje dhe këtë baltë”, u shpreh Rama gjatë takimit me gazetarë. “Në pikëpamjen tonë, - shtoi në atë takim kreu socialist, -hartuesi i këtij raporti është një sharlatan, i cili i shtohet zogorisë së sharlatanëve që në histori kanë bërë keq, e shumë më keq për të goditur dhe dëmtuar shqiptarët dhe çështjen e tyre”.
Detajet e raportit, si trafikoheshin organet
Dik Marti ka shfrytëzuar kryesimin e Këshillit të Evropës nga Serbia për të përgatitur një tjetër raport linçues për Kosovën. Detajet e reja të trafikut të organeve të të burgosurve serbë, për të cilët dyshohet se janë kryer nga UÇK, sipas raportit nga Dik Marti, thonë se godina e njohur si “shtëpia e verdhë” është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë-Krujë, 20 km larg Tiranës. Raporti konkludon se e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë”, ku banon familja Katuçi, nuk ishte vendi ku hiqeshin organet. Aty theksohet se serbët e burgosur ishin dërguar atje pasi Katuçi ishte zhvendosur dhe godina ishte bërë pronë e UÇK-së. Shtëpia e verdhë dhe burgjet e tjera “ad hoc” funksiononin si stacione ku agjentët e UÇK zgjidhnin kandidatët për të hequr organet. Pas kontrolleve mjekësore dhe testeve të gjakut, ai thotë se “një grup” u dërgua në një shtëpi-fermë në Fushë-Krujë, në veri të Shqipërisë. Në raport konstatohet se disa të burgosurve u është treguar për fatin që i priste dhe thuhet se i kanë kërkuar që të “mos priteshin në copa”.
Një numër i vogël i të burgosurve, thuhet në raport, ishin transferuar në një klinikë të improvizuar në veri të kryeqytetit Tiranë, ku ata qëlloheshin në kokë përpara se t’u hiqeshin veshkat. Organet besohet se dërgoheshin në Turqi, në një grup kriminal të drejtuar nga Jusuf Sonmez, i njëjti doktor turk në kërkim nga Interpoli për përfshirjen e tij në aferat e dyshimta të klinikës “Medikus”.