E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reporterët e KE do ti drejtohen Komisionit të Venecias për dosjet

Topi hesht për ligjin e spiunëve
Reporterët e Komisionit Europian do ti drejtohen Komisionit të Venecias për ligjin shqiptar të dosjeve, sepse duhet riparë pasi është kritikuar nga ndërkombëtarët dhe KE. Këtë e bënë të ditur dy të dërguarit e KE në Shqipëri në cilësinë e reporterëve, David Ëilshire dhe Jako Laakso pas takimit që patën kokë më kokë në Pallatin e Brigadave me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi. Presidenti i Republikës ka anashkaluar përgjigjen për këtë çështje duke kërkuar nga gazetarët për të m,os u pyetur rreth kësaj çështje. Përderisa kam heshtur më lini në heshtjen time. Sanatorium do të thotë shërim dhe ne mundohemi që të shërojmë politikën dhe jemi të sigurt që do të ecim aty ku është edhe standardi europian, ka thënë presidenti Topi.  
 Ndërkohë që pak pasi kanë  dalë nga takimi dy reporterët u deklaruan për mediat rreth qëllimit te vizitës së tyre në Shqipëri. Ata thanë se tema gjatë vizitave zyrtare në Tiranë ishte pikërisht ligji i dosjeve, ligj që e cilësuan shumë të rëndësishëm. Ëilishire dhe Laasko shprehën keqardhje për qeverinë shqiptare që nuk u konsultua për hartimin dhe miratimin e tij në Kuvend dhe se ata do ti drejtohen Komisionit të Venecias. Qeveria shqiptare ka bashkëpunuar gjithnjë me KE dhe BE, ndaj u habitëm që këtë herë ajo nuk u konsultua për ligjin e dosjeve. Ne kemi idenë ti drejtohemi Komisionit të Venecias për tu shprehur për përmbajtjen e ligjit. Duket se duhet riparë ky ligj pasi është kritikuar jo vetëm nga KE, por dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Fatkeqësisht qeveria shqiptare nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojë për rishikimin e tij, por shpresojmë që ajo të ndryshojë mendim. Në fund të marsit do të jetë gati raporti dhe besojmë se do të ketë në të dhe mendimin e Komisionit të Venecias tha Ëilshire. Nëpërmjet kësaj deklarate, ata i kërkuan qeverisë që të marrë një vendim të ri për të rishqyrtuar atë, sepse siç vunë në dukje ata, nuk është vetëm KE që bën apel për rishikimin e ligjit. Reporteri shtoi se zhvilluan vizitën tre ditore në Tiranë për të ndihmuar për Ligjin e Lustracionit. Ju keni një qeveri në vendin tuaj që do të bëjë diçka, nga ana tjetër kemi opinion ndërkombëtar që është i shqetësuar. Gjëja e parë që dua të them në lidhje me këtë është që mendoj se askush nuk sugjeron që Shqipëria të mos ketë një Ligj për Lustracionin. Edhe njëherë: kjo është një çështje e shqiptarëve. Pra, ne nuk jemi këtu që të shohim nëse duhet apo nuk duhet te keni një ligj, ne jemi këtu për të parë detajet e ligjit, sa në përputhje janë me të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Ne gjithashtu jemi këtu që të shohim nëse mund të përmirësojmë diçka, dhe në këtë fryme, besoj se do të diskutojmë sërish, u shpreh Ëilshire. Ndërsa, reporteri Laasko nga ana e tij u shpreh i habitur për faktin se qeveria shqiptare nuk ishte e gatshme për të bashkëpunuar me konsensus për të riparë ligjin me organizma ndërkombëtare si Këshilli i Evropës. Ndaj mendojmë se nuk është me vend që Këshilli i Evropës të rishohë ligjin. Ne mendojmë t'i kërkojmë një opinion Komisionit të Venecias në lidhje me përmbajtjen e ligjit të lustrimit. Duket se përmbajtja duhet të ndryshojë, sepse kaq shumë organizata ndërkombëtare, jo vetëm Këshilli i Evropës, kanë qenë kaq kritike në lidhje me përmbajtjen! Dhe për fat të keq, qeveria e Shqipërisë nuk ka qenë e gatshme për bashkëpunim me ne për ta riparë këtë. Ne shpresojmë që qeveria e Shqipërisë te ndryshoje mendim në lidhje me bashkëpunimet e ardhshme me organizatën tonë, vijoi reporteri Laasko.

Email This Klikime: 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›