Ballafaqimi me decentralizimin

Dy vjet më herët, Kuvendi Komunal i Vitisë kishte marrë vendim që një pronë prej 80 ari në Kllokot të shpallet zonë me interes të veçantë. Pas këtij vendimi ajo sipërfaqe toke ishte dhënë me koncesion dhe ishte shpallur tender për ndërtimin e banesave për veteranët e luftës dhe familjet e pastrehë.
Pas shpalljes së fituesit, kompania fituese kishte startuar ndërtimin e tyre.
Deri këtu gjithçka kishte shkuar mirë. Për këtë zyrtarët e Vitisë mbesin të bindur se kanë respektuar të gjitha procedurat ligjore. Por, kështu nuk mendojnë zyrtarë e EULEX’it dhe ICO’së. Tash, komunarët e Vitisë thonë se janë duke u kërcënuar dhe shantazhuar nga përfaqësues të lartë të EULEX dhe ICO që këto banesa të mos ndërtohen.
Problemi ka filluar pak para formimit të Komunës së re të Kllokotit, e parashikuar edhe në Planin e Marti Ahtisarit.
Fillimisht, dhënia me koncesion e ndërtimit të banesave në 80 ari tokë, që tash ndodhet në Komunën e Kllokotit, është dukur shumë e thjeshtë dhe askush nga zyrtarët më të lartë të Komunës nuk e ka menduar që ky rast do të shkaktojë reagime dhe telashe të mëdha.
Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Xhevat Bislimi, është i vendosur se udhëheqja komunale ka marrë këtë vendim konform ligjeve në fuqi. Sipas tij, gjithçka kishte shkuar mirë deri në një moment kur kanë reaguar ndërkombëtarët EULEX dhe ICO, për moslejimin e ndërtimit të banesave.
Duke e quajtur kryekëput si çëshjte politike këtë rast, Bislimi thotë se Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar është duke e penguar ndërtimin. Ata dëshirojnë të krijojnë Komunën e re të Kollokit qind për qind të banuar me serbë, është i bindur Bislimi.
“EULEX-it po i dhemb shumë kjo se në një mënyrë sipas tyre po prishet projekti i tyre për krijimin e komunave të pastra serbe. Ëshë një lloj paragjykimi, ngase ato banesa nuk ndërtohen vetëm për shqiptarë, ato mund t`i blejnë edhe serbët. Janë 100 banesa që pritet të ndërtohen”, thotë nënkryetari i Vitisë për Express.
Presionet dhe shantazhet e ICO dhe EULEX, sipas Bislimit, nuk janë ndalur asnjëherë në drejtim të udhëheqjes komunale për të sjellë marrë një vendim tjetër.
“Pas presioneve, shantazheve nga EULEX e kanë detyruar kryetarin e ri të Komuns së Kllokotit, Sasha Marinkovic, që të marrë vendim për ndërprerjen e punës. Ky është vendim politik dhe arbitrar i EULEX”, thotë ky zyrtar komunal.
Për rastin e kësaj prone ai tregon se Komunën e Vitisë e ka vizituar enkas shefi i ICO, Piether Fait
Para se EULEX të kërkojë që vendimi i Komunës së Vitisë të anulohet, Gjykata Komunale e Vitisë është marrë me këtë rast duke rikonfirmaur vendimin e Komunës si të drejtë dhe të bazuar konform ligjeve që janë në fuqi për rastin në fjalë.
Por, më vonë, në një seancë të përbërë vetëm nga gjyqtarë të EULEX në Gjykatën e Gjilanit, zyrtarë të këtij misioni kanë marrë vendim që punët në ndërtimin e objektit të pezullohen deri në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje.
“Gjyqtarë të EULEX’it në mënyrë arbitrare kanë marrë këtë vendim duke rishikuar kështu këtë lëndë për të cilën Gjykata Komunale e Vitisë ka dhënë fjalën e saj “, tregon ai.
Por, përderisa i gjithë ky lëmsh është duke vazhduar, zyrtarë të Ministrisë së Pushteti Lokal as që janë interesaur për këtë problem, thotë Xhevat Bislimi.
“Ne kemi menduar dhe besuar se Sadri Ferati dhe Ministria e tij do të merret me problemet e komunave, po e vërteta është se ai kurrë nuk ka ardhur në Komunë të Vitisë për të diskutuar për problemet tona dhe nuk besoj që do të ndodhë kjo. Kapaciteti i tij i ka shfrytëzuar vetëm për krijimin e komunave serbe sipas Planit të Ahtisarit”, thotë Bislimi
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë të kenë marrë një shkresë ankuese dhe të njëjtën ta kenë dorëzuar në AKP.
“Derisa figuron si pronë shoqërore, ajo pjesë e pronës është kompetencë e AKP-së. Vendimi i Komunës është shfuqizuar. Komuna duhet të dëshmojë se është pronare e asaj toke dhe duhet të merren vesh me APK. I vetmi institucion që është kompetentë për pronën shoqërore është APK-ja. Me sa di ky rast është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan”, thotë për Express ministri Ferati
Përderisa EULEX insiston që kjo çështje të mbyllet ashtu siç kërkojnë zyrtarë të këtij misioni, Bislimi rrëfen se asnjë problem nuk ka me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
“Me AKP jemi marrë vesh që atë pjesë t`ia kompensojmë në një vend tjetër, e që nuk ka asnjë problem në këtë drejtim”, thotë ai.
Yll Kaloshi, zëdhënës i AKP’së, thotë se kanë kërkuar që me këtë rast të merret EULEX’i.
“Agjensioni Kosovar i Privatizimit ka bërë një padi ndaj Komunës, lënda ka shkuar në gjyq. Gjykata Komunale në Viti ka marrë vendim në favor të Komunës dhe ne kemi kërkuar që Gjykata e Qarkut në Gjilan, gjegjësisht gjyqtarët e EULEX’it të merren me këtë rast dhe rasti është duke u shqyrtuar në po atë gjykatë “, sqaron Kaloshi.
Ndërtuesi që ka fituar të drejtën për ndërtim i janë ndërprerë punimet qysh në katin e parë dhe tashmë godina ka mbetur e përfunduar vetëm në katin e parë.
E Xhevat Bislimi thotë se Komuna do të qëndrojë prapa vendimit të nxjerrë, pavarësisht presioneve të EULEX’it.
“EULEX është mision teknik për t`i ndihmuar institcionet tona dhe ka tendenca në Viti që të marr përsipër dhe të luajë rolin e xhandarit në një Komunë siç është Vitia që nuk ka probleme, ndërsa aty ku ka probleme, si p.sh. në Veri që qeveriset nga Serbia, nuk ndërmarrin asnjë masë të vetme”, vlerëson nënkryetari i Komunës.
Sipas tij, rasti i Kllokotit nuk është i vetmi kur zyrtarë të EUELX kanë ndërhyrë arbitrarisht. Ai përmend edhe rastin e objektit të gjuetarëve të Vitisë.
Ndryshe Komuna e Vitisë përmes dy vendimeve të marra ka kundërshtuar krijimin e Komunës së Kllokotit. Ata thonë duke thënë se krijimi i kësaj komune, sipas zyrtarëve komunal do `t`ia marr zemrën e qytetit kësaj komune.