KQZ debatet për djegien e fletëve të votimit
19/08/2010 Anëtarët e komisionit, vlerësime të kundërta për kohën e asgjësimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu si partitë politike ndan mendime të ndryshme lidhur me kohën e djegies së fletëve të votimit, duke u përfshirë në këtë mënyrë në debat njësoj si PD-PS. Ndërsa anëtari i saj, Klemend Zguri, mendon se KQZ nuk mund të presë rezultatet e negociatave të partive, por në respektim të ligjit do të vendosë për djegien e fletëve menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve vendore nga Presidenti i Republikës, nënkryetarja e këtij institucioni Dëshira Subashi mendon se nuk ka emergjencë për djegien e tyre. “KQZ nuk donte të futej në konfliktin që ishte ndërmjet partive politike. Gjithsesi mendoj që elementi kohë ka efektin e vet në një proces zgjedhor. Jemi fare pranë daljes së dekretit të Presidentit për zgjedhjet lokale dhe me daljen e tij KQZ duhet të ndërtojë një plan orientues të punëve sipas procedurave dhe afateve që ka një proces zgjedhor. Një ndër to është edhe përgatitja e infrastrukturës, logjistikës dhe kutitë e votimit janë pjesë e kësaj infrastrukture. Dekreti është orientues që KQZ të fillojë në mënyrë intensive përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Është e pafalshme për ne në rast se procesi i ardhshëm do të çalojë apo do të vihet në rrezik qoftë dhe për këtë element”, - thekson Zguri. Sipas tij, KQZ priti gjatë për një marrëveshje mes partive politike, dhe se në respektim të Kodit fletët dhe kundërfletët e votimit duhet të digjen.“Mbas përfundimit të procesit zgjedhor, mbasi ka mbaruar edhe procesi i ankimimit, KQZ hap kutinë e materialeve zgjedhore, nxjerr dokumentacionin, i cili duhet të ruhet në arkivin e shtetit dhe pas kësaj, paralelisht djeg fletët e votimit së bashku me kundërfletët”, - përmend Kodin Zgjedhor anëtari i KQZ-së. Duke komentuar kërkesën e disa qytetarëve për referendum për transparencën e zgjedhjeve, Zguri vlerëson se kërkesa është jokorrekte, pasi i mungon edhe referenca ligjore. “Nuk ka asnjë referencë ligjore. Po të shohësh termat brenda saj përmenden kriza politike, kriza ekonomike që janë të ulura këmbëkryq në familjet e shqiptarëve. Ka terma edhe shumë të rëndë që situata mund të përkeqësohet dhe të dalë edhe jashtë kontrollit. Janë elementë, të cilët nuk janë në fokus të punës së KQZ” , - vijon ai. Ndryshe nga kolegu i saj, Subashi mendon se KQZ duhet të presë rezultatet e marrëveshjes politike mes palëve, pastaj të vendosë për fletët e votimit. “Vendimmarrja nga KQZ-ja nuk është emergjente. Zgjedhjet e pritshme vendore nuk janë pengesë për asgjësimin e kutive të votimit. Kujtojmë se duhen edhe 9 muaj, nga momenti që presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, deri në mbajtjen e tyre”, - tha nënkryetarja e KQZ-së. Ajo mendon se gjatë kësaj periudhe PD-PS duhet të gjejnë një zgjidhje, që të lejojë më pas institucionin zgjedhor të veprojë.
Neni 178 (Pika 6)
Ruajtja e dokumentacionit
Me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit të papërdorura dhe pas përfundimit të afatit për ankimet, sipas këtij Kodi, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së.