E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetë artistë bashkë....

19/08/2010 Janë bërë bashkë për një prezantim të punëve të tyre. Sjellin peizazhe, portrete, kompozime nën të njëjtën ekspozitë të çelur këto ditë në një nga galeritë private të Tiranës. Pas ekspozitës personale të piktorit Shkëlqim Kokonozi, artdashësit kryeqytetas, por edhe ata emigrantë që po kalojnë pushimet këto ditë në Tiranë mund të ndjekin ekspozitën e 8 piktorëve të njohur shqiptarë. Adrian Çene, Shkëlqim Kokonozi, Lekë Tasi, Skënder Kamberi, Lec Shkreli, Kujtim Buza, Ardian Devolli dhe Çlirim Ceka vijnë secili me dy punë. Piktorët pasqyrojnë perceptime dhe ndjesi të ndryshme, por ekspozita vjen e konceptuar si një e tërë. Punët janë të realizuara të gjitha gjatë vitit 2010 dhe prezantohen për herë të parë për publikun. Pikturat i përkasin gjinive të ndryshme si peizazhe, portrete, por dhe kompozime. Ekspozita e çelur dje do të qëndrojë e hapur deri më 14 shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›