E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngec në rrjeta trageti i udhëtarëve Sarandë-Korfuz

19/08/2010 Transportohen pasagjerët me traget tjetër

SARANDË - Trageti i udhëtarëve "Kristi", i linjës ndërkombëtare Sarandë-Korfuz (Greqi), me 123 pasagjerë në bord, ka lëshuar sinjalin SOS, pasi gjatë lundrimit helikat janë bllokuar nga rrjetat e peshkimit. Kapitaneria e portit të Sarandës, deklaroi se "incidenti ka ndodhur në mesditë përballë plazhit të pasqyrave në Ksamil, rreth 10 milje nga Sarandës". "Trageti i tipi delfin po lundronte në drejtim të ishullin grek të Korfuzit dhe gjatë udhëtimit helikat janë ngatërruar me rrjetat e peshkimi, gjë që ka sjellë bllokimin e tyre", thanë burimet zyrtare, duke shtuar se për kapërcimin e situatës kritike në det, është dërguar trageti "Samta 3", që ka realizuar transportimin e udhëtarëve në destinacionin përfundimtar. Burime nga kapitaneria thanë se trageti "Kristi" është bllokuar në portin e Sarandës, në pritje të kontrollit teknik nga ekspertët.

Gjashtë vjet më parë, trageti shqiptar "Antonio" që kryente udhëtime rregullisht në linjën Sarandë-Korfuz, me 95 udhëtarë, pësoi një avari teknike në det dhe si pasojë e erërave të forta u përplas në brigjet shkëmbore në vendin e quajtur "Gjiri i Manastirit", 4 km larg Ksamilit. Nuk pati viktima fatmirësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›