E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, diskutime për qendrat private të votimit

Qëndrat private të votimit kanë qenë temë e diskutimit në mbledhjen e radhës së Komisionit Qëndror Zgjedhor. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë komision, Genc Gjoncaj u shpreh se është e nevojshme që për qendrat private të vendoset vetëm në pamundësi të atyre publike, pasi kjo ka lindur probleme në të kaluarën në lidhje me rezultatet.
 

Duke rikthyer edhe njëherë 8 qendra për rishikim, Komisioni miratoi qendrat private të votimit në qarqet Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mëparshme diskutoi edhe mbi nevojën e marrjes së masave ligjore në rastet e largimit të komisionerëve nga qendrat e votimit gjatë procesit zgjedhor të 8 majit. Kjo çështje u la për diskutim në një tjetër mbledhje, ndërkohë që kreu i KQZ -së Ristani propozoi edhe bashkëpunimin me Prokurorinë për të shmangur këto probleme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›