E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa nuk është dëmtuar

Tifozët e Real Madridit mund të mos merakosen fare për kupën e tyre të fituar të mërkurën mbrëma, e para pas tre vitesh, pasi ajo nuk është dëmtuar.

Besohej se pasi kishte rënë nga dora e Sergio Ramos dhe ishte futur nën autobus, Kupa e Mbretit e fituar ndaj Barcelonës të mërkurën pësoi dëmtime të rënda dhe se nuk do të mund të shfaqej për vizitorët në muzeun e trofeve në Bernabeu.

Megjithatë, është faqja zyrtare e Real Madridit ajo që ka demantuar pohimet e tifozëve Blaugranë se madrilenët nuk dinë të mbajnë në dorë trofe, duke publikuar kështu foton e trofeut të fituar në muzeun e Bernabeut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›