Gjoza: Premtim, sa më shumë rrugë, shkolla e kopshte

Kandidati i LSI-së për njësinë nr 2 në Tiranë, Elez Gjoza ka zhvilluar një takim me banorët e zonës ku ai kandidon. I shoqëruar edhe nga deputetja e PD-së Lajla Përnaska, kandidati i “Alencës për Qytetarin” u ka premtuar banorëve të Saukut, më shumë rrugë të shtruara si dhe më shumë shkolla dhe kopshte.
Ai ka vënë theksin se kjo njësi do të hedh votën në 8 maj, për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashën.
Ndërsa deputetja e PD-së Përnaska, gjatë fjalës së saj i ka ftuar banorët e Saukut që të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve dhe të votojnë kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” në 8 maj.