Rama Ftoj LSI per nje histori te re bashkejetese

Kreu i PS-së, Edi Rama njoftoi sot hapjen zyrtarisht të procesit për formimin e një koalicioni sa më të gjerë, për të dalë fitues.
“Që vullneti të mbahet prej çdo manipulimi dhe të hapim një periudhë transformimi rrënjësor duhet të fillojë sot zyrtarisht procesin e një koalicioni sa më të gjerë për të garantuar zgjedhjet, për të fituar zgjedhjet, për të dalë fitues në sfidat e mëdha të kohës dramatike për vendin, në emër të interesit kombëtar e publik dhe PS për të materializar përmes instrumentit të qeverisjes programin për rilindje dua të shpallim vullnetit për të hapur një faqe të re të historisë së bashkëjetesës sonë me LSI, e ftoj sot direkt e publikisht LSI, që tanimë që largimi nga qeveria është pranuar si fakt nga kundërshtari të vijë në koalicion parazgjedhor me PS si dy forca të së majtës", vuri ne dukje Rama.
Por, në këtë këndvështrim, kreu i PS-së sqaroi dhe arsyet se përse vjen një vendimmarrje e tillë.
“Berisha dhe PD s’kanë qenë asnjë ditë shumicë në popull, por prej 8 vitesh kanë ushtruar pushtet të marrë falë ndarjes sonë, e panatyrshme dhe e pafalshme para vendit që ne PS të mos bëjmë gjithçka kemi në dorë për të rihapur rrugën e bashkimit që siguron votën në 23 qershor duke i kthyer shumicës së popullit të drejtën e qeverisjes, nga ky bashkim humbet vetëm pakica PD që nuk ka lidhje me asgjë demokratike e ka përfituar falë manipulimeve zgjedhore e ndarjeve në kampin tonë” u shpreh ai.
Sipas tij, sot duhet bashkim dhe askush nuk duhet t’i trembet, pasi gjithkush që do rilindjen duhet ta kuptojë se realizohet mes pushtetit dhe jo ngurrim për tu bashkuar në funksion të fitores.
Qëndrimi i PSD Aleanca PS-LSI është kundërshtuar nga kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi. Sipas tij, LSI-ja minimalisht duhet të kishte rrëzuar qeverinë me kohë si borxh ndaj shqiptarëve. “Ka ardhur koha që të rilindin dhe të pastrohemi në 23 qershor dhe ne e denoncojmë hyrjen me leje të një hajduti pa leje. Sepse LSI-ja ka hyrë me lejen e Berishës në koalicion dhe nuk është turp që nesër ai të largohet nga PS-ja me pretendimin se për integrimin bashkohem sërish me Berishën”, vuri në dukje Gjinushi. Në vlerësimin e kreut të PSD-së, morali politik ka rënë me kohë, ndaj sovrani duhet vendosë me votë penalizmin e këtij morali. “Misioni i zgjedhjeve të 23 qershorit është largimin i Sali Berishës për të çliruar Shqipërinë, dhe largimin e Metës nga e majta, vetëm atëherë mund të rilindë e majta”, u shpreh Gjinushi.
Blushi pro aleancës Deputeti i PS-së Ben Blushi shprehu qëndrimin e tij pro ftesës për koalicion me LSI. “Në vitin 2009 kemi humbur për këtë arsye dhe është kjo është një arsye që ne duhet ta shmangim. Ne e dinim që çdo gjë që fluturon nuk hahet, ne do bëjmë koalicion me të gjithë ata që fluturojnë dhe i vetmi që nuk fluturon është Saliu”, vlerësoi Blushi.
Vendimi i kryesisë së PS
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partise Socialiste, e cila ka zyrtarizuar sot ftesën për koalicion, drejtuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë mbledhje ka deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kundërshtuar një aleancë të tillë, por pavarësisht këtij zëri kundër kjo strukturë e lartë vendimarrëse e partisë ka formalizuar ftesën zyrtare për të ftuar në koalicion partinë e drejtuar nga Ilir Meta. Ndërkohë që një ditë më parë Rama mblodhi në një darkë pune një pjesë të kryesisë së PS-së dhe grupit parlamentar. Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arben Ahmetaj, Taulant Balla, Blendi Klosi, Ditmir Bushati, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Eduard Shalsi, Erion Veliaj, bashkiakët Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Niko Peleshi ishin dje, pjesë e darkës në një prej lokaleve të periferisë së Tiranës. Nuk ka patur deklarata pas kësaj darke gjithsesi mendohet se koalicioni me LSI ka qenë në qendër të takimit.