KQZ diskuton sot fatin e kutive te votimit

Tirane 29 dhjetor NOA - Sot ne oren 11.00 Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve mblidhet ne nje takim te posacem per te caktuar se cfare
do te behet me kutite e votimit dhe materialet zgjedhore te zgjedhjeve te
qershorit 2009.
Nje ceshtje kaq e diskutueshme kjo e cila ka vene ne siklet politiken shqiptare prej me shume se nje viti qe nga perfundimi i zgjedhjeve te pergjithshme te 29 qershorit 2009.
Sic ben me dije KQZ ne nje njoftim te saj rendi i dites se mbledhjes se sotme do
te jete shqyrtimi i projekt-vendimit Per hapjen e kutive te votimit dhe kutive
te materialeve zgjedhore te perdorura per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise
te dates 28 qershor 2009.
Nderkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere publik edhe relacionin si dhe
projektvendimin ku parashikohet se hapja e kutive boshatisja e tyre dhe
transportimi i fleteve ne vendin ku do te behet djegia do te zgjasin 60 dite.
n.e/NOA