Pollo ne Berat 2011 zgjedhjet lokale sfida me e madhe

Berat 29 dhjetor NOA Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit njekohesisht deputeti i qarkut te Beratit Genc Pollo i shoqeruar nga deputeti i PD-se z. Mehmet Xheka ka marre pjese ne Berat ne nje aktivitet festiv me rastin e festave te fundvitit i cili organizohej nga Prefekti i Qarkut te Beratit Bujar Hoxhaj.
Ne kete aktivitet moren pjese drejtues lokale te partive politike drejtues institucionesh lokale dhe te ftuar te tjere nga shoqeria civile biznesi dhe perfaqesues te medias.
Ky takim i fundvitit nuk eshte vetem nje moment gezimi por edhe nje moment edhe pse i shkurter reflektimi mbi ate se cfare solli ky vit i cili ka sjelle shume sfida shume perpjekje premtime dhe ndoshta deshperime por ne disa drejtime ka qene nje vit i vecante. Gjate ketij viti pati disa zhvillime te rendesishme ne perspektive per infrastrukturen qe eshte jetike ne Berat.Jane zhvillime strategjike qe nuk mbyllen brenda nje viti. Pati edhe sfida por qe mbeten ne hije si pasoje e zhvillimeve te fundit dramatike qe ndodhen ne Shkoder por qe edhe ne Berat paten dimensionin e vet por reagimi i mire i shtabit te emergjences dhe cdo institucioni pergjegjes beri qe te minimizohet cdo dem tha Pollo.
Duke shtuar se nje ndersfidat e 2011-es e perbashket per te gjithe vendin eshte ajo e 8 majit.
Pavaresisht deshires per te fituar sic eshte normale ne nje gare demokratike duhet te theksoj dhe te ritheksoj nje mesazh qe eshte i pergjithshem per Shqiperine te cilin Kryeministri Berisha e konfirmon vazhdimisht e rendesishme eshte qe keto votime ashtu si edhe votimet e para dy viteve te jene te lira te ndershme dhe ne perputhje me ligjin perfundoi Pollo.
n.e/NOA