Hysi Ristani shkeli kompetencat
Duke e quajtur kreun e KQZ-se Arben Ristanin si ushtar te Kryeministrit Berisha selia roze pervijoi akuzat ne djegien e fleteve te votimit. Deputetja socialiste Vasilika Hysi ne deklaraten e saj beri bashkefajtor te ketij procesi pervec Kryeministrit edhe kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristanin. Sipas deputetes Hysi Arben Ristani me vendimin per djegien e fleteve te votimit nuk kane qellim tjeter vecse te groposin njehere e pergjithmone faktet e krimit elektoral ne zgjedhjet e shkuara parlamentare te 28 qershorit 2009. shte bere tashme e qarte per te gjithe qe Sali Berisha dhe Arben Ristani ushtari i Saliut ne krye te KQZ po bejne cmos per te groposur dhe djegur faktet e krimit elektoral qe ata gatuan se bashku ne 28 qershor. Por eshte bere tanime e qarte per te madh e te vogel se Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe se shqiptaret sundohen nga Kryeministri i votave te vjedhura theksoi deputetja Hysi. Pasi kishte deklaruar per muaj e muaj me radhe se nuk do ti digjte fletet e votimit dje Saliu filloi ti djege fletet si nje kusar duke u fshehur rrezave. Pasi deklaroi se ishte gati te pranonte hetimin e materialeve zgjedhore dhe ngritjen e komisionit hetimor dje ne nje shkelje flagrante te ligjit ushtari i Saliut Arben Ristani dhe anetaret e mazhorances ne KQZ ndermoren nje tjeter tentative kriminale per te varrosur listat ne arkiv per 25 vjet me pretekstin se na qenkan dokumente sekrete. Si gjithnje Saliu tjeter thote e tjeter ben tha Hysi.
.