E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sufizmi ne syrin e njeriut modern

Panairi i librit Tirana 2010 solli ne vemendje te publikut nder te tjere edhe dy libra mjaft te cmueshem per kujtesen shqiptare. I pari fare eshte sufizmi me autor Martin Lings dhe i dyti Doktrina sufiste e Rumiut me autor William C. Chittick perkthyer me dashuri e devocion prej Edin Q. Lohjes dhe botuar nga shtepia botuese Tradita.


Autoret e tyre jane njeri anglez e tjetri amerikan profesore te nderuar dhe trajtesat e tyre kane nje natyre te stilit analitik mirefilli shkencore - nen mbikeqyrjen e nje profesori tjeter edhe me te shquar e njohes i drejtperdrejte i Islamit profesor Nasr. Kjo na jep nje panorame te asaj se jo vetem marrim vesh se cka eshte doktrina sufiste brenda universit te islamit por edhe se si kjo ceshtje prezantohet ne publikun perendimor pergjithesisht te krishtere. Spekulimet mediatike e politike pushojne se ekzistuari - te pakten sa gjendesh permbi liber - dhe rilidhen edhe nje here urat e fshehta e te hershme mes Lindjes dhe Perendimit.


Sufizmi ne fakt eshte nje rryme qe ka bere perpjekje te medha per njohjen dhe perhapjen e islamit jashte botes arabe sepse ky ishte edhe qellimi i tij qysh kur lindi. Ideja e njeriut universal nje ide qe mbetet sigurisht ne figuren e profetit Muhamet na ben jo vetem te mendojme se fati i njeriut ne bote pavaresisht besimit te tij eshte universal e i njejte por edhe se idete e islamit po ashtu si te te gjithe besimeve te tjera jane universale pra nje pasuri boterore qe i perket njerezimit.


Uniteti ne kete rast vjen pikerisht prej ngjashmerise se natyres njerezore dhe jo prej llojit te besimit te saj. Shqiptaret me mire se kushdo duke jetuar ne nje mikromjedis te perzier besimesh kane dhene shembullin e tyre modest por te ndritshem pikerisht te kesaj teze universaliste e kete e kane bere krejt thjesht duke jetuar bashke ne paqe.


Ndryshe nga sa mendon shumica njerezimi eshte nji i vetem edhe pse i ndare ne shume parcela besimesh e kombesh mikrokozmosi dhe makrokozmosi bashkohen pikerisht te natyra e njeriut te origjina e tij qe eshte e lidhur pikerisht me Krijuesin. Edhe pse shpesh ne emer te Zotit jane bere krime pa fund kjo nuk fajeson Krijuesin por konvencionin njerezor mbi te. Serish eshte njeriu qe gabon pikerisht sepse edhe pse me emrin e krijuesit ne goje mu atehere gjasat per tiu larguar rruges se tij jane shpesh te medhaja. Ne sufizem perdorimi i emrit te Zotit si nje flamur lufte resht se ekzistuari lufta pra xhihadi i madh eshte nje lufte e njeriut me nefsin e tij me egon.


Ky mesazh i shperndare me kujdes cuditerisht ne te gjitha besimet qofte edhe ato pagane humbet ne boten reale pikerisht se njeriu don ta perdore fuqine per te zaptuar e jo per tu cliruar. Keshtu forca kthehet ne dobesi. Ketu qendron edhe ajo qe sufistet e cilesojne si ana e fshehte e botes ajo qe nuk duket jashte ne pamje te pare e qe eshte pertej realitetit si nje realitet qe ne fakt eshte i vetmi realitet.


Shpesh ndodh me popujt qe jane te zhytur ne besim por zemren e kane te paprekur prej besimit. Fatkeqesisht. Besimi nuk eshte nje procedure per te lare duart nga mekatet e se perditshmes por per te lare zemren ne menyre qe ajo te bashkohet me Krijuesin. Zoti nuk do te shohe as fjalet e as veprat por zemrat tuaja. Hapini zemrat dhe aty do te gjeni Zotin sepse zemra i perket Zotit.


Sufizmi edhe pse sic autoret sqarojne eshte pare shpesh nga perendimoret si poezi e spektakel vallesh ne fakt eshte nje ngjitje vertikale e ndergjegjshme dhe e vullnetshme ne majat me te larta te idese mbi unitetin e Zotit me njeriun. Meditimi sufist eshte i kulluar nje udhe e paqte dhe e pakompromis drejt se vertetes mistike ai ka sivellezerit e vet sigurisht ne te gjitha besimet e tjera qe gjithashtu shpesh kane arritur te njejtat maja edhe pse me rruge te tjera. Kjo sepse rruget e Zotit jane te pafundme emrat nuk kane rendesi. Ashtu sic ne liber thuhet kur sufizmi ekzistonte si thelb ai nuk kishte emer kur iu vu emri nuk ishte me si thelb. Gjithsesi kur mberrihen majat ka rendesi vetem thelbi pra idete e perftuara qe sufizmi ka hapur si shtigje nepermjet udhes islame.


Muhameti Imam Aliu Ibn Arbaiu Mensur Hallaxhi Haxhi Bektashi Xhelaludin Rumiu etj. pa te cilet bota do te ishte e manget ashtu si bota do te qe e mete pa Jezu Krishtin Mojsiun Zarathustren Solomonin Shiven Shen Franceskun Buden Konfucin etj.. Menyra se si keta njerez e kane pare e udhezuar natyren njerezore dhe njeriun eshte universale pikerisht se kane arritur te percjellin ne boten e rrezuar driten e paster te ames zanafillore te vete Krijuesit.


Ne pikepamje te se perditshmes vlen te theksohet se Lindja me Perendimin ndahen jo shume prej besimit se sa nga pozicioni qe kane grate ne shoqeri. Ndersa Perendimi ka mberritur hapa te rendesishem ne trajtimin e gruas barabar me burrin thelle-thelle vuan ende nga prostitucioni shume gra shesin seksin rrugeve dhe e vetmja menyre per te jetuar eshte shuarja e urise seksuale te burrave nga ana tjeter ne Lindje grate jane ende prone e burrave dhe barazia shoqerore shihet utopi perendimore.


Dhe ketu nuk behet fjale per nje fushate emancipimi por per nje shkeputje nga ideja e barazimit te pabarazise shoqerore me pabarazine gjinore. Sigurisht qe burri e gruaja jane te ndryshem perballe njeri-tjetrit por jane barabar para Krijuesit e duhet te jene te tille edhe para ligjit e ne jeten e perditshme. Nese ne pikepamje doktrinale Lindja dhe Perendimi mund te bashkohen kollaj sa i perket trajtimit te grave per te dyja palet ka ende shume pune per tu bere.


Besimet ne kete rast nuk japin pergjigje ose ndoshta e ka dhene qysh ne fillim njerezimi ndahet ne burra dhe gra njekohesisht njerezimi nuk ndahet sepse eshte nje i vetem i krijuar me dashuri e i lene i lire nga Krijuesi per te zgjedhur rrugen qe i pershtatet mireqenies se vet.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›