E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ do te shperndaje sot parate per vitin 2012

PD 78.985.728 leke PS 75.283.434 leke ndersa LSI perfiton 11.045.574

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te shperndaje fondet per partite parlamentare per vitin 2012. Ashtu sic parashikohet fondet me te medha i marrin PD dhe PS. Ndarja e ketyre fondeve do te realizohet mbi bazen e numrit te mandateve ne Kuvendit e Shqiperise. Ne zbatim te Nenit 15/2 pika 2 germa e te Ligjit nr. 8580 date 17.02.2000 Per partite politike i ndryshuar KQZ percakton masen e fondit publik qe perfiton cdo parti politike ne formen e ndihmes financiare vjetore. Ligji Per buxhetin e vitit 2012 ka parashikuar fondin prej 189 milione lekesh si mbeshtetje financiare per partite politike per vitin 2012. Neni 19 pika 2 e Ligjit Per partite politike i ndryshuar percakton rregullat sipas se cilave behet shperndarja e fondeve vjetore per partite politike a 70 per qind sipas numrit te deputeteve te fituar ne zgjedhjet e fundit parlamentare. do parti parlamentare perfiton ndihme financiare ne perputhje me numrin e deputeteve qe ka fituar ne baze te sistemit zgjedhor te parashikuar ne Kodin Zgjedhor b 20 per qind ne menyre te barabarte ndermjet partive parlamentare c 10 per qind sipas perqindjes se fituar ndermjet partive politike qe kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kane fituar mbi 1 per qind te votave ne shkalle vendi. Pjesa qe mbetet pa u shperndare nga 10-perqindeshi i shtohet fondit prej 70 per qind dhe u ndahet partive parlamentare. PD    do te marre 78.985.728 leke PS do te marre 75.283.434 leke LSI do te perfitoje 11.045.574 leke PDIU do te marre 8.214.462 leke PBDNJ do te perfitoje 7.482.141 leke PR do te perfitoje 7.656.021 leke dhe PSD merr 332.640 leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›