Rama mbledh te urtet rikthehet Meidani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama mblodhi per here te pare dje Keshillin e te Urteve nje strukture kjo e perbere nga ish- funksionare te larte te kesaj partie dhe qe u themelua ne Kongresin socialist te nentorit te shkuar. Pjesemarrja e ish-kreut te shtetit Rexhep Meidanit ne takimin e djeshem te Keshillit duket se po thyen me ne fund akujt mes ish-presidentit te Republikes dhe kreut aktual te PS-se. Perreth dy ore Meidani dhe anetaret e tjere te ketij keshilli diskutuan me Ramen ne lidhje me menyren sesi do te funksionoje ne te ardhmen kjo strukture e re per vete Partine Socialiste. Burimet brenda takimit bejne te ditur se nuk ka pasur asnje konflikt gjate zhvillimit te debateve mes anetareve te Keshillit dhe Edi Rames. Te pranishmit kane dhene qendrimet e tyre per menyren sesi duhet te funksionoje kjo strukture duke ofruar keshillat e tyre per kreun e selise roze. Ne takimin e djeshem merrnin pjese pervec ish-presidentit Meidani edhe nje sere figurash te rendesishme te socialisteve neper vite si Sabit Brokaj Pandeli Majko Bashkim Zeneli Maqo Lakrori Gramoz Ruci Arta Dade Namik Dokle Luan Hajdaraga dhe Ethem Ruka. Ne takim mungonte Servet Pellumbi i cili nuk kishte mundur te ishte prezent ne kete mbledhje per shkak te problemeve shendetesore. Keshilli i te Urteve shikohet si nje strukture. e cila nuk do te kete nje pozicion thjesht honorifik por pritet te jete forum i rendesishem per diskutimin e ceshtjeve problematike me te cilat haset aksioni i opozites. Ne kete kuader dje u mor vendimi qe kjo strukture te mblidhet nje here ne muaj dhe secili nga anetaret e saj te diskutoje ne lidhje me ceshtje qe i shikon te udhes per sa i perket permiresimit te aksionit politik. Kjo strukture sipas synimit pritet ti jape PS-se nje forum te garantuar me perfaqesues politike te cilet jane te njohur per eksperiencen e tyre te madhe. Por ne kete aspekt sfide e madhe mbetet efektshmeria e kesaj strukture duke pasur parasysh se ne te kaluaren vete Rama ka qene i distancuar me disa prej ish-figurave por edhe eshte kritikuar si nje lider qe nuk degjon shume fjalen e te vjeterve. Vendimi per mbledhjen ne PS te te gjithe personazheve historike te se majtes sic duket ka ardhur nga synimi per te grumbulluar sa me shume faktore ne betejen perballe se djathtes ku ne dy pale zgjedhje nje pjese te ish-drejtuesve Rama i ka pasur kunder. Nuk dihet ende nese kjo strukture do te vijoje te ekzistoje per nje kohe te gjate por duket se ka nje interesim te madh te kreut te PS-se Edi Rames per te marre mendimin e njerezve te cilet kane kontribuar ne te shkuaren per PS-ne dhe e kane te lehte te parashikojne aksionet qe mund ti vinin ne ndihme partise me te madhe te opozites. PS prej kohesh e ka nisur organizimin e saj per zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 dhe ne kete kuader po i jep forme strukturave te reja dite pas dite.