KQZ e Kosovës shpall rezultatet paraprake për 9 komuna, po vijon puna

Prishtinë, 16 nëntor, NOA - Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka publikuar deri tani rezultatet paraprake të procesit zgjedhor për 9 njësi lokale mbi procesin e djeshëm zgjedhor që u mbajt në këtë vend.
Pasi Kosova u përball, siç komunikuan edhe vetë ndërkombëtarët, me një proces të qetë zgjedhor, tashmë ka nisur puna për nxjerrjen e rezultateve.
Ato janë komunikuar nga kryetarja e këtij institucioni, Nesrin Lushta, sipas të cilës, gjithsesi, gjatë ditës mund të kemi ndryshime rezultati edhe në këto njësi, pasi aty nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat përmes postës.
Ndërkaq, KQZ shtoi se ka numëruar votat e rregullta në disa komuna më të vogla, ndërsa rezultatet e para do të shpallen sonte në orën 19:00.
Gjatë ditës së sotme ndërkaq priten edhe raportet e para të vëzhguesve ndërkombëtarë mbi ecurinë e zgjedhjeve të djeshme të cilat janë cilësuar me rëndësi historike për Kosovën.
Klinë
Enver Berisha, AAK - 5.337 vota
Haki Morina, PSK - 162 vota
Sokol Bashota, PDK - 6.153 vota
Pjeter Coli, PSHDK - 459 vota
Zenun Zeqa, LDD - 706 vota
Adem Gashi, 98 vota
Fadil Gashi, LDK - 3.555 vota
Ibish Rraci, PSD - 118 vota
Shtime
Hetem Pajaziti, AAK - 382 vota
Naim Ismajli, PDK - 5.400 vota
Enver Ademi, LDD - 1477
Ismail Hasani, LDK - 2.655 vota
Halil Halili, PSD- 545 vota
Obiliq
Enver Gashi, AAK - 1.965 vota
Haki Mjekiqi, PDK - 2.850 vota
Hamdi Tovërlani, AKR - 358 vota
Aziz Bici 183 vota
Shukri Klinaku, LIB 1.238 vota
Mehmet Krasniqi, LDK - 2.160 vota
Sejdi Halimi, PEK - 15 vota
Sanije Graiqevci, PSD - 68 vota
Dragash Burim Piraj, AAK - 878 vota
Salim Jonuzi, PDK - 4.962 vota
Fitim Tefiku, AKR - 392 vota
Qasip Kushi, Vakat - 1.609 vota
Halim Shemsedini, LDK - 4.652 vota
Junik
Agron Kuçi, AAK - 1.081 vota
Nimon Tofaj, PDK - 127 vota
Ali Kasumi, AKR - 23 vota
Shpejtim Gacaferri, LDD - 231 vota
Tahir Isufaj, LDK - 622 vota
Hani i Elezit
Rufki Suma - 1.833 vota
Menduh Vllashi, AAK - 214 vota
Mehmet Ballashi, PDK - 1.519 vota
Myzafer Dernanji, LDK - 583 vota
Mamusha
Berzad Morina, PDK - 333 vota
Arif Bytyqi, KDTP - 1.402 vota
Mehmet Mazrek, AKR - 197 vota
Ranillug
Perica Andjelkovic, SKMS 167 vota
Dragimir Mikic, GIOR - 397 vota
Leposavic
Ardita Hasani, AAK - 30 vota
n.e/NOA