E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad kritikon sanksionet e vendosura nga SHBA-ja për Iranin

Mahmoud Ahmadinejad ka kritikuar ditën e diel vendet perëndimore për sanksionet e vendosura kundër ambicieve bërthamore të Iranit.
"Sigurimi dhe uniteti kombëtar janë çështjet më të rëndësishme për ne. Ata që menduan se mund të marrin konçensione nga Irani me anë të sanksioneve të imponuara, sot jane zhgënjyer. Ata nuk kanë alternativë tjetër veçse të bashkëpunojnë me popullin Iranian"- tha Ahmadinejad.
Presidenti amerikan Barack Obama rinovoi edhe me 12 nëntor disa sanksione të tjera financiare kundër Iranit edhe për një vit tjetër.
"Pas një viti me deklarata dhe slogane boshe, presidenti amerikan Obama, ka treguar se nuk është më ndryshe se nga paraardhësit e tij."-tha zëdhënësi parlamentar i Iranit Ali Larijani.
Ditën e mërkurë prokurorët amerikanë kanë ngritur një padi civile për të hetuar dy kompani në Los Angelos që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme. Prokurorët dyshojnë se paratë e kompanive shkojnë për qeverinë iraniane nëpërmjet bankës "Melli".
Të 18-të ministrat e propozuar nga Ahmadinejad u pranuan në shtator në parlament pasi lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei i bëri thirrje parlamentit që të bashkëpunonte me presidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›