Barack Obama do vizitojë Indonezinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama deklaroi të dielën se do të dëshironte që vitin e ardhshëm të vizitonte shtetin e Indonezisë.
Obama tha se do ta mirëpriste me shumë kënaqësi një ftesë nga homologu i tij indonezian Susilo Bambang Yudhoyono. Gjatë takimit që dy presidentët patën bashkë në Singapor, Yudhoyono tha se do ta ftonte me shumë kënaqësi presidentin amerikan. Yudhoyono shtoi gjithashtu se Obama do të pritet shumë ngrohtë nga populli Indonezian. Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në kryeqytetin indonezian Jakarta, gjatë kohës kur mamaja e tij e divorcuar u martua me një indonezian.
"Dua t'u bëj të ditur të gjithëve se vitin e ardhshëm dëshiroj të vizitoj Indonezinë. Dua ti tregoj bashkëshortes time Michele dhe vajzave të mia vendin ku unë kam kaluar një pjesë të fëmijërisë time. "- tha Obama.