KQZ gjen edhe 33 vota te vlefshme ne kutite e njesise bashkiake Nr. 2 te Tiranes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numeroi sot 201 kuti te tjera nga njesia bashkiake numer dy per zgjedhjet vendore te kryeqytetit.
Te ndare ne 8 grupe komisioneret kaluan gjate paradites kutite e njesise 2 ndersa pritet qe ne mbremje te numerojne njesine bashkiake numer 3. Sipas te dhenave te deritanishme kandidati Edi Rama ka marre 12 vota te hedhura ne kutine e gabuar ndersa kandidati Lulezim Basha ka marre 21 te tjera.
Deri tani kandidati Basha eshte 92 vota para. KQZ numeroi dje ne mbremje kutite e njesise bashkiake numer nje. Numerimi i ketyre kutive u kerkua me vendim nga Kolegji Zgjedhor per ti trajtuar te gjitha kutite e votimit ne menyre te barabarte pasi KQZ hapi nje jave me pare 110 kuti ku dolen mbi 400 vota te rregullta te hedhura ne kuti me ngjyra te gabuar.
Partia Socialiste e opozites e kundershtoi kete numerim shtese ashtu si kundershtoi edhe numerimet e meparshmet edhe pse Kolegji Zgjedhor i shpalli ligjerisht te sakta veprimet e KQZ per te vleresuar votat e kontestuara.
Zgjedhjet vendore u mbajten ne 8 maj por edhe pse ka kaluar nje muaj e gjysem ende nuk ka nje fitues zyrtar per bashkine e Tiranes. Partite politike dhe KQZ po replikojne gjate per ligjshmerine e procedurave te numerimit dhe disa here jane ankuar Kolegjin Zgjedhor.