Idrizi: PDIU rezultate spektakolare në 8 maj
TIRANË- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i konsideroi spektakolare rezultatet e arritura prej saj në zgjedhjet vendore të 8 majit.
Në një takim të mbajtur në Hotel "Tirana International" me këshilltarë të kësaj partie në këshillat bashkiakë dhe komunale të zgjedhur më 8 maj, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha se PDIU arriti një rezultat spektakolar, nga jugu, ku u shpall forcë e parë në Delvinë e deri në veri, ku u shpall forcë e dytë në Tropojë.
Por, sipas tij, “rezultati do të ishte shumë më i madh nëse ne do kishim patur mundësi të krijonim strukturat tona të lehta në të gjithë territorin sipas parimeve të një partie elektorale, si dhe do të kishim prani në numërimin, apo në vëzhgimin e zgjedhjeve”.
(m.a/BalkanWeb)