E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: Aguero nuk do të shkojë te Juventusi

Diego Armando Maradona ka ngrirë shpresat e Juventusit për të marrë një sulmues me peshë, teksa ditën e djeshme ka deklaruar se dhëndrri i tij Kun Aguero, nuk do të shkojë në Torino.

Ish-Pibe de Oro, duket se i ka dhënë edhe këshilla lojtarit të Atletikos, që të mos shkojë në Itali, por të zgjedhë Realin e Madridit. “Aguero do të mbetet në Madrid. Do të luajë me Atletikon ose me një skuadër tjetër”, deklaroi Diego Armando Maradona. Përpos kësaj, Juventusi nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja për të marrë sulmuesin argjentinas të Atletikos së Madridit. Në ditët e ardhshme është parashikuar një tjetër takim me futbollistin, për të tentuar arritjen e një akordi me të.

Përveç “Zonjës së Vjetër”, në betejë për të marrë dhëndrrin e Maradonës, është edhe Reali i Zhoze Murinjos. Gjithsesi, nëse madrilenët do të përfundojnë gjithçka me brazilianin Nejmar, atëherë “El Kun” do të ishte i panevojshëm në “Santiago Bernabeu”.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›