E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e para të qeverisë, Halimi: Janë antikushtetuese

TIRANE - Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi i cilëson si antikushtetuese vendimet e para të qeverisë së re. Sipas Halimit, qeveria e re nuk kishte përcaktuar as rendin e ditës dhe i miratoi vendimet pa i shqyrtuar fillimisht ato.

“Ligji përcakton se rendi i ditës miratohet dy ditë përpara. Vendimi fillimisht propozohet, pastaj shqyrtohet. Rama, përsëritës i shkeljes së kushtetutës”,- shprehet Halimi.

Në mbledhjen e parë të qeverisë së tij, Edi Rama mori tri vendime, dy prej të cilave i kishte premtuar që gjatë fushatës zgjedhore. Qeveria vendosi ndalimin e importit të plehrave dhe miratoi heqjen e portretit të presidentit nga institucionet shtetërore dhe zëvendësimin e tij me portretin e Ismail Qemalit.

Përmes një njoftimi të shkurtër, të publikuar në faqen e re të Këshillit të Ministrave, njoftohen tri vendimet. “Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit”, thuhet në njoftim. Me këtë vendim është ndërhyrë në Ligjin për Protokollin e Shtetit, ku përcaktohet përdorimi i portretit të Presidentit të Republikës. Kapitulli “Flamuri Kombëtar” i Protokollit të Shtetit.

Një tjetër vendim i pritshëm ishte dhe miratimi i Kodit Etik Ministror, për të cilin Rama është shprehur se është i standardeve të vendeve të njohura demokratike.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ish-zv/ministri Çollaku: Heqja e fotos së Presidentit shkel simbolikën e Republikës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›