KQZ-ja, “jo” referendumit për të mbrojtur Kushtetutën
Tetë vota kundër dhe vetëm një pro për zhvillimin e referendumit. Artur Zheji: “U dhunua sovrani, do t’i drejtohemi Kushtetueses”
Shaban Sulçe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar dje kërkesën për referendum të paraqitur nga Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës. KQZ-ja ka shqyrtuar dje kërkesën për referendumin në mbrojtje të kushtetutës dhe me anë të rezultatit 8 kundër 1 ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë. I vetmi që ka votuar pro referendumit ka qenë përfaqësuesi i LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por vota e tij ka qenë e pamjaftueshme përballë 8 votave të anëtarëve të tjerë të KQZ-së. Shumica në KQZ e ka cilësuar kërkesën si jo të bazuar në Kushtetutë dhe kanë theksuar se nuk ka qenë kompetencë e KQZ-së miratimi i referendumit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i përfaqësuesve të Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës. Kreu i këtij Komiteti, Artur Zheji, e konsideroi skandaloze dhe dhunim të së drejtës së sovranit mohimin e referendumit. Ai tha se Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe do të përshkallëzojë veprimet e tij deri në zhvillimin e referendumit, pasi sipas Zhejit, askush nuk mund t’i mohojë sovranit të drejtën për t’u shprehur për fatet e demokracisë së vetë.
KQZ
KQZ-ja e ka hedhur poshtë kërkesën për referendum popullor kundër ndryshimeve kushtetuese, pasi e ka cilësuar atë të pabazuar në Kushtetutë. KMK kishte kërkuar shpërndarjen e formularëve për të organizuar referendumin, që do të shfuqizonte nenin 9904, i cili kishte të bënte me ndryshimet kushtetuese. Anëtarët e KQZ-së konsideruan se ka një pengesë për fillimin e procedurave fillestare nga ana e KQZ-së. Sipas tyre, Ligji 9904 nuk është një ligj i zakonshëm, por një ligj që ka ndryshuar Kushtetutën. Ndaj referendumi për një ligj që ka sjellë ndryshime në Kushtetutë, është një referendum kushtetues. Dhe në bazë të Kushtetutës, amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, pra 28 deputetë. Në një rast të tillë, Kodi Zgjedhor parashikon si kompetent për fillimin e procedurave fillestare sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit. Për këtë arsye, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, tha se miratimi i kësaj kërkese nuk ishte kompetencë e KQZ-së. “Kemi një procedurë fillestare totalisht jashtë KQZ-së. Komisioni është jashtë juridiksionit të vet”, - tha Gjata.
KMK
Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës, përmes një njoftimi për shtyp, ka dënuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mohuar të drejtën shqiptarëve për t’u shprehur me anë të referendumit. “Vendimi i KQZ-së tenton të pengojë të drejtën e sovranit popull për të mbrojtur dokumentin më të shenjtë të Republikës, Kushtetutën, të miratuar po nga sovrani me referendum. Vendimi në fjalë, që konfirmoi kapjen e vendimmarrjes së KQZ-së nga maxhoranca e bashkuar parlamentare PS-PD, përbën jo vetëm një dhunim të dytë të Kushtetutës pas atij të 21 prillit, por edhe një diktat autoritarist shumë të rrezikshëm për demokracinë liberale që mbetet vullnet dhe yll polar i sanksionuar i popullit shqiptar. Përveç argumenteve që denoncojnë frymën antiligjore dhe antikushtetuese të vendimit mjerisht aspak të lirë dhe për rrjedhojë arbitrar dhe antikushtetues të KQZ-së, në konferencën e nesërme për shtyp, Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës do të informojë edhe për hapat që do të ndërmarrë si pjesë e strategjisë së tij këmbëngulëse, në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së mohuar të sovranit popull për t’u shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë me referendum”, - thuhet në njoftimin e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës.
6 Qershor 2008