E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Raportet e ndërkombëtarëve po kryqëzojnë qeverinë



Partia Socialiste ka komentuar raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili kritikon qeverinë shqiptare për dështimet e saj në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend, theksoi se raporti i DASH pason një sërë raportesh në harkun e një viti që po venë theksin gjithnjë e më fortë në çështjen e krimit korrupsionit dhe trafiqeve dhe problemi më i madh është që nuk ka përmirësim, po janë raporte të përkeqësuar. “Raporte të rënda kanë ardhur më parë nga BE-ja, CIA, OKB-ja, Banka Botërore dhe së fundi edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Asnjëherë nuk ka pasur një intensitet kaq të lartë raportesh negative nga Institucionet ndërkombëtare për situatën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Ky duhet të ishte sinjal alarmi. Kjo tregon se kryeministri dhe qeveria e tij nuk kanë as vullnet dhe as kapacitete për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përkundrazi, e kanë kapur për fyti”, - tha Leskaj.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Ylli Manjani, gjatë një konference për shtyp tha dje se “PS-ja është e shqetësuar për hapat prapa që ka bërë shteti në luftë kundër trafikut të qenieve njerëzore. Është keqqeverisja e vendit shkaku kryesor i rikthimit të trafikut të qenieve njerëzore”, - u shpreh ai.

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›