Këshilltari i Berishës për NATO-n, në bordin e Ujësjellësit të Delvinës
Zbardhen deklarimet e pasurive së këshilltarëve të kryeministrit. Miliona lekë shpenzime nga pjesëmarrja abuzive në borde
Habjon Hasani
Ftesa që Shqipëria mori për anëtarësimin në NATO duket se ka “rrjedhur” nga Ujësjellësi i Delvinës. Ose të paktën kështu thonë dokumentet zyrtare. Në këto dokumente, të cilat nuk janë veçse deklarimet e pasurisë së këshilltarëve të kryeministrit Sali Berisha, del se pjesa dërrmuese e tyre janë të shënuar dhe në borderotë e lloj-lloj komunave apo ndërmarrjesh e deri dhe ujësjellësish si ai i Orikumit. Natyrisht që pozicionet më kyçe në borde, sikurse dhe pritej, i ka këshilltari special i kryeministrit për NATO-n. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në kushtet kur kryeministri nuk po lë cep të Shqipërisë pa prerë shirita ujësjellësish në kuadër të turit të tij “Shqipëria në NATO”. Glori Husi, këshilltari për NATO-n duket se ka arritur t’i japë kryeministrit këshillat e duhura dhe sugjerimet më të mira derisa vendi ynë arriti të marrë ftesën e anëtarësimit fill pas “anëtarësimit” të ushtrisë në Gërdec. Nisur nga angazhimet e zotit Husi del e qartë se ai ka mundur t’i vjelë këshillat e tij të vyera në kolektorët e Ujësjellësve të Delvinës dhe Orikumit, në të cilat është dhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës. Askush deri sot nuk do ta kishte menduar se sekreti i strategjisë së kryeministrit për të bërë jehonë (gati të njëjtë me jehonën e municioneve të shpërthyera më 15 mars) duke marrë ftesën e anëtarësimit, do të ishte strategjia që i ndërtoi këshilltari i tij për NATO-n. Këshilltari i tij i NATO-s, Husi, me siguri ka dhënë këtë rezultat të çmuar falë eksperiencave dhe taktikave speciale të mësuara në bordet plot eksperiencë dhe profesionalizëm të Ujësjellësve të Delvinës dhe të Orikumit.
Oborri
Nëse Glori Husi është niveli më i arrirë i një konsulence të suksesshme, kryeministrit nuk i mungojnë as këshilltarë të tjerë që thithin eksperienca të vyera në bordet e enteve të banesave, kompanive të sigurimit deri te bordi i kompanisë ”ARMO”, që së fundi ka hedhur në grevë urie qindra punëtorë të flakur në rrugë. Ndonëse shifrat e deklaruara nga këta këshilltarë si fitime nga pjesëmarrja në këto borde janë të njëjta me vlerën e disa mijëra pensioneve në qytet, askush nuk mund të thotë se kemi të bëjmë me një shpërdorim të parave publike. Për këtë mjafton të përmendet shembulli i këshilltarit për antikorrupsionin të kryeministrit, zoti Fatbardh Kadilli, i cili është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së kompanisë “ARMO”. Kjo kompani kaloi me sukses procedurat e privatizimit larg praktikave korruptive dhe nën sfondin e një raporti të specializuar ndërkombëtar të prezantuar nga ambasadori amerikan Uidhers, i cili e rendiste Shqipërinë si një nga vendet që duhet kuruar nga “overdozat” e korrupsionit. Gjithashtu këshilltarët e tjerë shijojnë pjesëmarrjen në borde nga më të ndryshmet, ndërsa faturat e këtyre aktiviteteve janë gjithnjë me gjashtë zero.
Shërbim dhe shërbesa
Fatura totale e pjesëmarrjes në borde të këshilltarëve të kryeministrit përllogaritet në rreth 17 milionë lekë në muaj, ose 7340 lekë në minutë. Kjo është një shifër që nuk puqet kollaj me deklarimet e përsëritura të kryeministrit për “qeveri në dietë”, apo për “shpenzime anemike”. Për 14 këshilltarë të kryeministrit janë harxhuar dhjetëra miliona lekë nga buxheti publik dhe nëse i referohesh krahasimit që bëri deputeti socialist Erion Braçe, del se “kemi harxhuar për vitin 2007 211 milionë lekë rroga dhe pjesëmarrje nëpër borde, që janë të barabarta më 2782.3 pensione qyteti, me 5564.6 pensione fshati”. Ky fakt përbën një devijim nga premtimi për “shërbime dhe shërbesa” që u është premtuar shqiptarëve edhe gjatë vitit 2007, kohë në të cilën janë kryer paralelisht dhe këto shpenzime.
Deklarimet, të ardhurat milionere nga bordet të këshilltarëve ë Berishës
Glori Nusi
Këshilltar për integrimit në NATO
Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellësit në Delvinë, kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellësit në Orikum.
Gjithsej 17 milionë lekë të përfituara për vitin 2007
Pjerin Marku
Këshilltar për shoqërinë e informacionit
Gjithsej 12 milionë lekë të përfituara për vitin 2007
Petraq Milo
Këshilltar për ekonominë
Kryetar i Bordit të INSIG-ut, përveç rrogës 13 milionë lekë si këshilltar, i shtohen 7.5 milionë lekë si kryetar i bordit të INSIG-ut. Gjithashtu i shtohen dhe 7200 euro si kryetar i Bordit të INSIG-ut në Maqedoni. Për veprimtari jashtë punës së qeverisë i shtohen edhe 39860 euro të tjera.
Gjithsej 29 milionë lekë të përfituara gjatë vitit 2007.
Myqerem Tafaj
Këshilltar për arsimin
Anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë, anëtar i komisionit të kualifikimit shkencor. Paguhet edhe nga Universiteti i “Hohenhemit”, në Shtutgard të Gjermanisë.
Gjithsej 13 milionë lekë të përfituara për vitin 2007.
Flamur Kuçi
Këshilltar për çështjet e territorit dhe pronave Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Entit Kombëtar të Banesave dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare
Gjithsej 15 milionë lekë të përfituara për vitin 2007.
Ylli Asllani
Këshilltar për Pushtetin Vendor
Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Lushnjë – Fshat dhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës së Portit të Sarandës.
Gjithsej 20 milionë lekë të përfituara për vitin 2007
Suzana Guxholli
Këshilltare për ekonominë
Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Posta SH. A. në Shqipëri, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës së Albtelekomit, anëtare e bordit të Albinvestit.
Gjithsej 19 milionë lekë të përfituara në vitin 2007.
Selami Xhepa
Këshilltar për ekonominë
Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekomit

Fatbardh Kadilli
Këshilltar për antikorrupsionin
Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të ARMO-s.
Gjithsej 16 milionë lekë të përfituara për vitin 2007
Neritan Sejamini
Këshilltar për reformat
Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekomit dhe Eagle Mobile.

6 Qershor 2008