E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma ne spitale, Vasili: Nuk zgjidh krizen

Reforma ne spitale ka mbledhur edhe kritikat e para. Ish zv/ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, sot sekretar i pergjithshem i LSI thote se ISKSH nuk mund te bleje spitalet pa patur me pare nje kosto financiare per to dhe per sherbimet qe do te ofrohen.

“Ne kete skeme perfshihen edhe spitalet te cileve nuk u dihet kostoja e sherbimeve. Jemi ne mungese te plote te nje strukture qe do perballonte kete situate te re”, thekson Vasili.

Ne vijim, ai shton se kriza ne spitale nuk mund te zgjidhet vetem duke iu dhene spitaleve atonomine per zhvillimin e tenderave te ilaceve. “Ne spitale duhet te kete nje autonomi te vertete dhe nje gjendje financiare te qendrueshme dhe vetem pas kesaj ISKSH mund te shikoje mundesine per te blere ne spitale nje pjese te caktuar te sherbimeve te tyre”, shton zyrtari i LSI-se.

Mjeket dhe spitalet gjenden prej disa vitesh ne nje krize te thelle prej se ciles nuk mund te dalin menjehere. Ministria e Shendetesise ka kerkuar standartizim te sherbimeve ne menyre qe dhe kostoja te jete e njejte ne spitale te ndryshme.

Por reforma e marre nga ISKSH shihet me sy skpetik nga specialiste te sektorit, kjo sepse qeveria po synon te marre hapa konkrete, por nga ana tjeter nuk ka nje fature reale financiare per keto reforma



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›