E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99 perfundon guiden e studenteve

Migena Jance, 23 vjec, eshte studente masteri ne Shkenca Politike. Ne kohen e saj te lire, ajo militon per Grupimin 99. Misioni i saj i ri, pergatitja e nje guide qe do t'u vinte ne ndihne studenteve te kryeqytetit.

Ajo ka dale ne kerkim te bizneseve, qe do te pranonin ne kuader te kesaj guide, te ofronin reduksione per studentet. Ky koncept ne fakt eshte gjeresisht i perhapur ne perendim. Nderkohe, Ketrina, e cila ka hapur rishtas nje sallon bukurie, ka jetuar per 8 vjet ne Londer. Ajo thekson se kjo eshte nje inisiative e mire dhe shume domethenese.

Pas javeve te tera pune, vullnetaret kane mundur te marrin premtimet e shume bizneseve. Me kuponat qe do te jene brenda guides, shoqeruar me karten individuale te studentit, te rinjte do te perfitojne deri ne 30% reduksione ne disa restorante, sallone te bukurise dhe fitnesi, kinema, librari e deri te kurset e ndryshme te gjuheve apo trajnimeve.

Nen koordinimin e Genci Kojdhelit, njerit prej drejtuesve te levizjes, vullnetaret po i japin doren e fundit broshures. Diten e lancimit, lokali i marre me qera nga G99 eshte plot me studente. Erjon Veliaj, nuk mungon t'i beje nje homazh tere grupit qe punoi per guiden.

“Ky eshte nje shembulll modest se edhe ne Shqiperi mund te kete pune vullnetare. Ky eshte miti i pare dhe nje bravo te madhe te gjithe vullnetareve qe bene te mundur krijimin e guides”, shprehet Veliaj. Per Erjonin, dobia e guides eshte e padiskutueshme. Ne kete rast, ai eshte bindur se e vuri levizjen e tij, ne sherbim te studenteve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›