KQZ-ja, mjet të posaçëm për të ndihmuar të verbrit që të votojnë
Ankesave të Shoqatës së të Verbërve Shqiptarë se rrezikonin t’u mohohej e drejta për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është përgjigjur pozitivisht, duke gjendur një rrugëzgjidhje. Gjatë mbledhjes së djeshme, KQZ-ja vendosi përdorimin e një mjeti të posaçëm votimi, që do të mundësojë zgjedhësit e verbër të lexojnë fletën e votimit në procesin zgjedhor të 28 qershorit. Nisur nga praktika e zgjedhjeve të vitit 2005, mjeti ka formën dhe përmbajtjen e fletës së votimit, por me alfabetin e përshtatshëm për personat e verbër. Me qëllim realizimin e këtij procesi çdo qendër votimi duhet të pajiset me një mjet të tillë. Vendimi i djeshëm i KQZ-së parashikon blerjen e rreth 5000 mjeteve të posaçme, që do të përdoren nga votuesit e verbër. Kodi Zgjedhor, në Nenin 108, pika 8, parashikon detyrimin e KQZ-së për të pajisur komisionet e qendrave të votimit (KQV) me mjete të posaçme votimi që do të lejonin zgjedhësit e verbër që të lexojnë ose të kuptojnë fletën e votimit dhe të votojnë në mënyrë të pavarur.
8 Qershor 2009