Rama rrëzon opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve
Kreu i PS-së: “Nuk do të kërkojmë shtyrjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit”. Rama: “Nëse dështon procesi i kartave, përgjegjësi do të jetë vetëm një, Sali Berisha”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mohuar kategorikisht mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kryesocialisti Rama ka thënë se për asnjë moment dhe për asnjë mënyrë Partia Socialiste nuk do të kërkojë shtyrjen e procesit zgjedhor, por është e gatshme të përballet dhe të konkurrojë për të qenë forca fituese e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Nga ana tjetër, kreu i PS-së ka sqaruar se në rast se do të dështojë procesi i kartave të identitetit dhe në rast të cenimit të procesit zgjedhor, përgjegjësi kryesor dhe i vetëm do të jetë kryeministri Sali Berisha. Në këtë mënyrë Rama ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet, të cilat bënin fjalë për mundësinë që forca kryesore e opozitës të kërkonte shtyrjen e procesit zgjedhor, apo në rastin më të keq, ta braktiste atë. Artikulimi i parë nga Partia Socialiste për këtë opsion u bë pak ditë më parë nga sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, i cili tha se si rezultat i ecurisë tejet problematike të procesit të kartave të identitetit, PS-ja po shqyrtonte të gjitha opsionet, përfshirë edhe atë të shtyrjes së zgjedhjeve.
Reagimet
Qëndrimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë një konfirmim i fortë për zhvillimin e zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar. Nga ana tjetër, opsioni i shtyrjes së zgjedhjeve u kundërshtua jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Kryeministri Berisha tha se në mënyrë kategorike nuk do të lejonte zhvillimin e zgjedhjeve përtej dated të parashikuar në Kodin e ri Zgjedhor. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideroi shtyrjen e zgjedhjeve një opsion të rrezikshëm dhe me pasoja të rënda politike dhe sociale, ndërkohë që LSI-ja u bëri thirrje PS-së dhe PD-së që të gjenin sa më shpejt zgjidhjen për çështjen e kartave. Nga ana tjetër, reagime të forta pati edhe nga faktori ndërkombëtar. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, tha se zgjedhjet duhet të zhvilloheshin brenda datës së caktuar. Të njëjtën gjë konfirmoi drejtuesja e misionit të ODHIR-it në Tiranë, Odrei Glover, si dhe shefja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Korien Jonker, të cilët inkurajuan klasën politike që të gjejnë zgjidhje për çështjen e kartave brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në datën 28 qershor.
Fushata
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, kreu i PS-së, Edi Rama, ka vijuar fushatën elektorale me një takim të zhvilluar në qytetin e Librazhdit. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama u shpreh
se të gjithë qytetet e Shqipërisë do të ecin me të njëjtin ritëm zhvillimi pas 28 qershorit. Ndaj ai u bëri thirrje qytetarëve të Librazhdit të bëhen pjesë e bashkimit të madh, të ndryshojnë vendin, ritmet e shpejtësisë drejt BE-së, ku na takon të jemi pjesë jo vetëm gjeografikisht. Edi Rama tha se është në këtë garë nga atdhedashuria dhe jo nga etja për pushtet, siç është kundërshtari i tij politik, Sali Berisha. Rama tha se qeveria e ardhshme socialiste do të sigurojë heqja të vizave për shqiptarët brenda vitit 2010. “Ne socialistët nuk ju premtojmë, por angazhohemi që në vitin 2010 t’i heqim kufijtë që e ndajnë nga Europa dhe të bëjmë që çdo shqiptar e shqiptare të hyjë e të dalë lirisht në Europë e Shqipëri si qytetar i lirë dhe i barabartë i Europës”, - vijoi kreu i PS-së. Ai iu kundërpërgjigj edhe ironisë së kryeministrit Berisha ndaj këngës “Çohu”, që është kënga e fushatës elektorale të PS-së. “Sali Berisha tha se thirrjes tonë ‘Çohu’ i përgjigjet se është në këmbë. Por kënga jonë nuk është për Saliun që rri në këmbë, ngaqë kalin e pushtetit e ka lidhur me trungun e familjes, por për shqiptarët e zakonshëm, që i ka gjunjëzuar varfëria e papunësia, për popullin e tradhtuar për 18 vjet me radhë, që më 28 qershor do të çohet në këmbë për ta zgjidhur kalin e pushtetit nga litarët e politikës së vjetër dhe për të vrapuar drejt Europës pa kufij”, - tha Rama.
8 Qershor 2009