E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina e vetmuar në kërkesën për UNMIK-un

Ivan Mrkic,Ministri i Jashtëm serb ka thënë se roli i OKB-së në Kosovë është thelbësor, veçanërisht para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Sipas tij, Prishtina ka mbetur e vetme në qëndrimin që UNMIK-u duhet të shpërbëhet.

"Prishtina kishte bërë fushatë që UNMIK-u praktikisht të shpërbëhet dhe që të mos ketë më prezencë të OKB-së”, ka thënë ai, transmeton Blic.

“Kjo kërkesë e Prishtinës mbeti e vetmuar. Nuk ishte asnjë vend që e mbështeti, madje as ato anëtare të Këshillit të Sigurimit që e njohin pavarësinë e Kosovës”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›