E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ-ja shtyn numërimin, Basha kryeson me 92 vota

Përfundon numërimi i fletëve të kontestuara të njësisë bashkiake numër 2 në kryeqytet ku kandidati i djathtë Lulzim Basha kryeson ndaj rivalit të tij Edi Rama.
 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinisë numërimin e kutive me fletë të kontestuara në orën 18:00 të pasdites dhe kryesisht me minibashkinë numër 3 në kryeqytet.
 

Ndërkohë nga numërimi I fletëve të kontestuara të minbashkisë numër 2, kandidati democrat Lulzim Basha ka marrë 21 vota ndërsa kandidati I majtë Edi Rama ka marrë 12 vota.
 

Duke bërë një përllogaritje nga dita e djeshme ku pas numërimit të fletëve të konstestuara të minibashkisë 1, Basha rezultoi në avantazh me 83 vota tashmë diferenca mes dy rivalëve është thelluar më tej me 92 vota për kandidatin demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›