KQZ, vijon numërimi i fletëve të kontestuara, Basha në avantazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e fletëve të kontestuara të njësisë bashkiake numër 2 në kryeqytet, ku rezulton se kandidati i djathtë Lulzim Basha kryeson me 93 vota.
Grupet e numërimit janë numërimin e votave ndërkohë që deri tani kandidati i mazhorancës Basha ka marrë 19 vota ndërsa kandidati i majtë Edi Rama ka marrë 9 vota.
Ndërkohë janë për tu numëruar gjithses 190 kuti që i përkasin minibashkisë numër 2 në kryeqytet.
Gjatë numërimit ditën e djeshme të kutive të kontestuara të minibashkisë numër 1 në kryeqytet kandidati I djathtë Basha rezultoi në avantazh me 83 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama.