E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Dita e zgjedhjeve u mbyll me sukses

Nga Express më 12 dhjetor 2010 në ora 19:26

omandant i KFOR-it, Erhard Bühler, sot pas mbylljes së vendvotimeve, e ka vlerësuar Ditën e Zgjedhjeve në përgjithësi si të suksesshme për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë:

“Situata në Ditën e Zgjedhjeve në Kosovë në përgjithësi ishte e qetë dhe stabile, ku nuk është raportuar ndonjë dhunë e rëndësishme. Nuk kishte asnjë shqetësim apo çrregullim të madh publik. Në parim, gjendja e sigurisë ishte nën kontroll të Policisë së Kosovës që u mbështet nga policia e EULEX-it. Një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it ishte dhe ende është në gatishmëri dhe i përkushtuar që të mbështesë forcat policore, nëse kërkohet. Dita në përgjithësi ishte një sukses dhe progres për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Por dënohet dëmtimi i qëllimshëm i shtëpisë sonë të Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim në Zubin Potok dhe është e qartë se ky krim është kryer për të frikësuar votuesit”, ka thënë Buhler, sipas një komunikate të KFOR-it.

Pas procesit të kujdesshëm të planifikimit së bashku me Policinë e EULEX-it dhe PK-në, KFOR-i ka zbarkuar 1140 ushtarë në vende të ndryshme prej nga, me paralajmërim të shkurtër, mund të arrijnë shpejtë në çdo pikë me potencial për të shkaktuar telashe, ka shtuar Buhler.

"Pothuajse të gjithë helikopterët e KFOR-it ishin të gatshëm për transportimin e tyre. Pjesëtarët e KFOR-it në përgjithësi kishin shtuar dukshmërinë e tyre në Ditën e Zgjedhjeve. Por një numër i ushtarëve të KFOR-it janë alarmuar që të jenë të gatshëm nëse kërkohen si rezervë taktike. Shtabi i Përgjithshëm në Prishtinë dhe në Grupet Shumëkombëshe Luftuese kanë qenë dhe janë me efektiv të plotë në monitorimin e çdo situate në zona të ndryshme të përgjegjësisë dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme, nëse kërkohet", theksohet në komunikatën e KFOR-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›